fbpx

Ahmeti për bashkëpunimin në balotazh: Ne asnjëherë nuk kemi pasur marrëveshje të fshehta (VIDEO)

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Ali Ahmeti në pyetjen gazetareske për bashkëpunim të mundshëm pas zgjedhjeve lokale tha se asnjëherë nuk kanë bërë marrëveshje të fshehta dhe, siç tha, pret që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre, nnjofton Portalb.mk.

“Në radhë të parë presim që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Ne asnjëherë nuk kemi bërë marrëveshje të fshehta për të bërë një akrobacion, do të përpiqemi edhe më tutje të mbjellim energji pozitive. Shumë me rënësi është që njerëzit të votojnë lirshëm dhe të përcaktohen për më të mirën që do të drejtojnë komunën, deri tani nuk kemi bërë ndonjë veprim të fshehtë. Çdo veprim që do të ndërmarrim ju do të njoftoheni, siç kemi qenë transparent deri tani”, tha Ahmeti.

Përgjigjja fillon nga minuta e dytë deri në minutën e katërt të videos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button