Ja çfarë tha Arbër Ademi në konferencë për shtyp (VIDEO)

Zëdhënësi i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi në takimin me gazetarë theksoi se procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale u zhvillua në mënyrë demokratike dhe qytetarët dhanë provën më të madhe se janë në vijë të përcaktimeve strategjike euro perëndimore, njofton Portalb.mk.

“Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se dita e sotme e votimeve për zgjedhjet lokale, kaloi në një atmosferë mjaft të qetë, korrekte dhe demokratike, të pranueshme për BDI-në. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, me këto zgjedhje, dhanë provën më të madhe se janë në vijë të përcaktimeve strategjike evro perëndimore, për të krijuar komuna të forta, të qëndrueshme dhe të zhvilluara ekonomikisht. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë të procesit zgjedhor, që me sjelljet dhe aktivitetin e tyre konkret, mundësuan që të kemi një garë të denjë dhe zgjedhje sipas standardeve evropiane. Respekt të veçantë meritojnë të gjithë aktivistët tanë dhe struktura e lartë partiake, të cilët u angazhuan me sinqeritetin më të madh, për fitoren e kandidatëve të Bashkimi Demokratik për Integrim nëpër komunat ku garojmë. Në veçanti çmojmë angazhimin e mijëra mërgimtarëve shqiptarë, të cilët kanë ardhur në vendlindje për të mbështetur kandidatët tanë, në Kërçovë dhe vende tjera, ku vota e tyre e ka peshën e jashtëzakonshme”, tha Arbër Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button