Në Tetovë deri në orën 10 votuan rreth 5 % e qytetarëve, procesi po zhvillohet pa probleme (VIDEO)

Në qytetin e Tetovës procesi i votimit ka filluar në kohë dhe pa probleme të evidentuara deri në orën 10:00, bëri të ditur Nazmi Dauti, sekretar i Komisionit zgjedhor komunal në Tetovë, njofton Portalb.mk.

“Deri më tani i gjithë procesi i votimit ka shkruar ashtu siç duhet, nuk ka pasur pengesa, të gjitha vendëvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe sipas infromacioneve që posedojmë ne si Komision komunal në Tetovë, nga gjithsej 82 798 votues deri ne orën 10:00, kanë votuar 4003 votues që në përqindje është diku rreth 4,83% dhe mendojmë që fluksi I votuesve do të rritet gajtë orëve të pasdites. Deri më tani nuk ka informacione për ndonjë paregullësi konkrete”, deklaroi Nazmi Dauti, sekretar I Komisionit zgjedhor komunal në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button