Mjekja në ndërrimin e së cilës vdiqën katër bebe të sapolindura do të punojë me mbikëqyrje

Mjekja nga Klinika e Gjinekologjisë së Shkupit në ndërrimin e së cilës ndërruan jetë katër bebe të sapolindura kur ajo nuk ishte në vend pune, gjashtë muajt e ardhshëm do të marrë 30% më pak rrogë dhe do të punojë me mbikëqyrjen e ndonjë specialisti tjetër, njofton Portalb.mk.

Ky është vendimi i komisionit disiplinor që u formua në kohën kur, siç publikuan mediat, gjatë ndërrimit të natës mjekia e ka lëshuar Klinikën dhe u ka kthyer pasi janë lajmëruar rastet.

Komisioni për mbikëqyrje personale nga Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nuk është bërë gabim profesional nga ana e mjekies në lidhje me vdekjen me katër bebeve të sapolindura, por për shkak lindjes të parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button