Dibra, pas një viti do të zgjidhet problemi i deponisë së Dibrës (VIDEO)

Në #Debatpernime me Jeta Xharrën, kandidatët për kryetarë të komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata nga BDI, Arben Agolli nga ASH, Shkëlqim Xhafa nga KASH dhe Xhemail Çupi nga BESA premtuan se brenda vitit të parë të mandatit do të zgjidhet problemi me deponinë e Dibrës, shkruan Portalb.mk.

LEXO: #Debatpernime në Maqedoni, kandidatët e Dibrës me sërë premtimesh! (VIDEO)
LEXO: #Depatpernime, për katër vjet gati Sheshi Skenderbej dhe rrugët e Dibrës (VIDEO) LEXO: #Debatpernime, për një vit do të jetë gati sistemi i vaditjes në Dibër (VIDEO)

“Në vitin e parë të mandatit do të bëjmë sistematizim të deponisë së Dibrës. Që nënkupton se e njëjta do të mirëmbahet duke recikluar mbetjet. Nuk flas me shifra por do të bëjmë projekte konkrete”, tha Xhafa.

Kurse Lata i BDI-së premtoi se problemi me deponinë do të zgjidhet deri në verën e vitit 2018.

“Deponia është problem rajonal e vetmja gjë që mund të bëjmë është të mirëmbahet ajo dhe kjo do të kushtojë 300 mijë euro. Nga vera e ardhshme nuk do të ketë më problem me deponi. Vetëm një shtëpi është afër deponisë dhe ajo do të sistematizohet në vend tjetër”, premtoi Lata.

Kandidati i BESA-s, Xhemail Çupi tregoi dy plane për zgjidhjen e problemit me deponinë. Plani i parë është ai afatgjatë dhe përfshinë depononinë rajonale që duhet të bëhet në bashkpunim me komunat tjera të Maqedonisë perëndimore, kurse plani i dytë parasheh zgjidhje afatshkurte që nënkupton sistematizim të deponisë brenda 100 ditëve.

“Nëse ne si parti fitojmë tre komunat e pjesës perëndimore, atëherë, nëpërmjet IPA fondeve, në Pollog do të bëjmë deponi rajonale sanitare me sistem të vendosjes për reciklim dhe separatim. Ne parashohim edhe dislokim të deponisë së qytetit rreth 10 metra larg rrugës, krijimi i një barikade mbrojtëse, seleksionimi bazik i saj, ndarje në dy pjesë ku në njërën pjesë do të qëndrojnë mbeturina e amvisërisë kurse pjesa tjetër do të jetë për mbeturina inerte. Do të pengojmë gjithashtu që mbeturinat e medicinale të hedhen në Dibër dhe do të zbatojmë groposjen e mbeturinave shtëpiake. Vetëm sistemimi i deponisë ekzistuese do të ndodh brenda 100 ditëshit të parë”, premtoi Çupi.

Ndërkaq kandidati i ASH-së,  Arben Agolli premtoi se: “deponinë aktuale në Dibër do ta mbyll. Deri sa të gjendet zgjidhje rajonale për deponitë do të fillojmë fillimisht me selektim të mbetjeve”.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button