#Debatpernime, për një vit do të jetë gati sistemi i vaditjes në Dibër (VIDEO)

Sistemi i vaditjes i cili po pengon zhvillimin e bujqësisë, ku edhe pse ka nisur, për shkak të mungesës së parave nuk ka mbaruar, sipas kandidatëve për kryetar komune në Dibër, Ruzhdi Lata nga BDI që merr pjesë në #Debatpernime me Jeta Xharra është çështje që do të zgjidhet brenda dy vjetëve, shkruan Portalb.mk.

LEXO: #Debatpernime në Maqedoni, kandidatët e Dibrës me sërë premtimesh! (VIDEO)
LEXO: #Depatpernime, për katër vjet gati Sheshi Skenderbej dhe rrugët e Dibrës (VIDEO)
LEXO: 
Dibra, pas një viti do të zgjidhet problemi i deponisë së Dibrës (VIDEO)

“Meqë sistemi i vaditjes kushton gjithsej 10 milion euro, kurse prej tyre, 400 mijë euro i takojnë komunës së Dibrës, unë do të gjej 400 mijë eurot e sistemit të vaditjes brenda dy vjetëve të mandatit. Kurse pushtetin qendror do ta bind se ai investim duhet të ndodh në Dibër pasi që hapësira është siguruar”, premtoi Lata.

Nëse Lata bëhet kryetar dhe funksionalizohet sistemi i vaditjes, bujqit për metër katror do të duhet të paguajnë “100 euro për hektarë tokë”.

Edhe sipas Arben Agollit nga ASH kjo do të jetë gati brenda vitit të parë.

“Sistemi i vaditjes duhet të përfundoj me patjetër pasi që ajo do të gjenerojë edhe punësimin. Do të bëhet vendosja e pompave që u vodhën dhe kjo do të kushtojë rreth 295 mijë euro, do të riparohet edhe kanali i vaditjes dhe tërë kjo do të kushtojë 400 mijë euro. Nëse kjo realizohet në bashkëpunim me Ministrinë atëherë mund të tërheqin edhe fonde ndërkombëtare, si IPA fonde dhe kjo do të jetë gati deri në fund të vitit të parë të mandatit. Kurse sa i përket përdorimit të saj, nuk e di se sa do të duhet të paguajnë bujqit për metër katror”, tha Agolli.

Nëse Lata bëhet kryetar dhe funksionalizohet sistemi i vaditjes, bujqit për metër katror do të duhet të paguajnë “100 euro për hektarë tokë”.

Ndërkaq Shkëlqim Xhafa nga KASH premtoi se sistemi i vaditjes do të kryhet brenda 4 vjetëve.

“Unë premtoj se sistemi i vaditjes do të kryhet brenda katër vjetëve dhe se çmimi për një hokatarë për bujqit do të kushtojë 50 euro”, premtoi Xhafa.

Kurse Xhemail Çupi nga BESA nuk premtoi funksionalizim të sistemit të vaditjes, por tha se do të bëjë studim të fizibilitetit.

“Ne kemi konsultuar institut ndërkombëtar që përmes IPA fondeve të mundësohet funksionalizimi i sistemit të vaditjes. Ne do të bëjmë studim të fizibiliteti  i cili do të mundësonte vaditje me rënie të lirë. Mandej do të shohim se a do të mund të rregullohet sistemi apo jo”, tha Çupi.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button