#Depatpernime, për katër vjet gati Sheshi Skenderbej dhe rrugët e Dibrës (VIDEO)

Në #Debatpernime, kandidati për kryetar të Dibrës, Xhemail Çupi (BESA) premtoi që brenda mandatit të tij do të ndërtoj Sheshin Skenderbej të Dibrës kurse bashkë me kandidatët tjerë Arben Agolli (ASH), Ruzhdi Lata (BDI) dhe Shkëlqim Xhafa (KASH) premtuan se të gjitha rrugët e prishura do të afaltohen gjatë mandatit katërvjeçar, shkruan Portalb.mk.

LEXO: #Debatpernime në Maqedoni, kandidatët e Dibrës me sërë premtimesh! (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, për një vit do të jetë gati sistemi i vaditjes në Dibër (VIDEO)
LEXO: Dibra, pas një viti do të zgjidhet problemi i deponisë së Dibrës (VIDEO)

“Kemi një master plan për zhvillim ekonomik dhe pjesë e saj është edhe infrastruktura rrugore. Ne parashohim ndërtim të një unaze, ndërtimin e sistemit të vaditjes dhe kyçjen në ujin e pijshëm. Parashihet edhe ndërtimi i sheshit Skenderbej por që nuk mund të përgjigjem për shifër për arsye se mund të kontekstohet. Ne kemi draft-buxhetor që do ta paraqesim në gjashtë muajt e parë të mandatit tonë. Ky shesh do të jetë gati pas 100 ditështi të mandatit”, premtoi Çupi.

Ndërkaq ai i koalicionit Aleanca për Shqiptarët (KASH) nuk ka paraparë buxhet të saktë se sa do të kushtojnë rrugët.

“Të gjitha rrugët në Dibër do të asfaltohen me cilësi të lartë por që nuk kemi paraparë buxhet”, tha Xhafa.

Kurse kandidati i BDI-së, Ruzhdi Lata krahas asfaltimit të rrugëve premtoi se brenda një viti do të ndërtoj edhe çerdhe prej 1 mijë metra katror.

“Do të asfaltohet rruga që shkon për në Strugë, rruga në Lagjen e Konjares. Këto do të përfudnohen brenda katër vjetëve. Në vitin e parë do të ndërtohet një çerdhe prej 1 mijë metra katror”, premtoi Lata.

Krahas rrugëve, kandidati i ASH-së, Arben Agolli premtoi se do të dislokoj largpërquesin e energjisë sipër Dibrës dhe mundësoj sigurim shëndetësor për të punësuar e higjienës.

“Rruga që do të riparohet me ardhjen time në pushtet është ajo e sheshit të qytetit dhe kjo do të jetë gati brenda vitit të parë të mandatit. Do të dislokoj largpërquesin e energjisë elektrike që kalon dhe do të mundësoj sigurim shëndetësor për të punësuarit e higjienës në Dibër”, premtoi Agolli.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button