fbpx

Rrahja e Elvis Bajramit, Dudush: E dënoj dhunën si metodë që të tejkalohen mosmarrëveshjet

Në lidhje me rrahjen që ndodhi përpara dy ditëve, ku u lëndua kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajrami, kundërkandidati i tij, Kurto Dudush, e ka dënuar dhunën dhe kërkon që MPB ta kryej hetimin, njofton Portalb.mk.

“Çdo dhunë, veçmas në periudhën parazgjedhore, është e palejueshme. Për atë publikisht e dënoj dhunën si metodë që të tejkalohen mosmarrëveshjet dhe dallimet. Këtë proces zgjedhor, Shuto Orizare do ta kalojë në atmosferë korrekte dhe demokratike, duke mos lejuar që ngjarjet e tilla të nxisin edhe më tej tensione dhe incidente. Pasi që nuk kam qenë i pranishëm në ngjarje, nuk kam mundësi që të jam fotografi të qartë dhe detaje për ngjarjen, por besoj se është punë e institucioneve dhe është në interes të hetimit që të mos dal me detaje që i kam dëgjuar nga dëshmitarët. T’ua lëmë institucioneve që ta mbarojnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe për rezultatin përfundimtar pas mbarimit të hetimit do të njoftohet tërë opinioni”, deklaroi Dudush.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button