Sot mbahet seanca për ish-drejtorin e DSK-së, Goran Grujoski

Vazhdon gjykimi për ish-drejtorin e DSK, Goran Grujoski dhe gjashtë të punësuarit tjerë në DSK në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP)  “Fortesa 2”, njofton Portalb.mk. 

Në seancën e sotme PSP në gjykatë duhet të dorëzojë njoftim se i akuzuari është në arrati së bashku me dëshmitarin në këtë rast, Nikolla Boshkovskin.

Ndryshe, Grujoski tashmë dy muaj e gjysmë është në arrati, ndërsa siç tha mbrëmë ministri Oliver Spasovski ata çdo ditë marrin njohuri të reja për lokacionin e mundshëm që mund të fshihet ai.

Grujoski së bashku me gjashtë të tjerë të punësuar në DSK janë të akuzuar për shkatërrimin e dokumenteve për furnizim të pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve.

Të punësuarit në Drejtorinë e Sigurisë dhe kundërzbulimit akuzohen për shkatërrim të dokumentit zyrtar si dhe për falsifikim të dokumenteve në rastin ku sipas PSP-së lidhet me shkatërrimin e dëshmive për përgjimet jolegale që u zhvilluan në vend.

LEXO: Tre muaj nga arratisja e Grujoskit dhe Boshkovskit, policia ka informacione

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button