Naumov, Pavllevski dhe disa ministra të tjerë shtetit i kanë borxh 300.000 euro për llogari telefonike

Ish-ministrat e qeverisë së VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Peshevski, Goran Mickovski, Xheri Naumov, Velle Samak dhe Bill Pavllevski shtetit i kanë borxh 300.000 euro për tejkalimin e limitit në përdorimin e telefonave zyrtarë, tha sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski për portalin SDK, njofton Portalb.mk.

Rekord në tejkalimin e limitit të telefonit zyrtar ka pasur ish-ministri Xheri Naumov, i cili sipas raporteve për llogaritë e bëra e ka shkelur llogarinë e lejuar për 259.580 denarë.

“Naumov dy muaj nuk ka marrë apanazh, sepse e kam pasur patjetër t’ia refuzoj për korrik dhe gusht nga 51.916 denarë për shkelje të llogarisë telefonike. Sepse mbesin edhe 155.748 denarë për refuzim, që është rreth tre muaj të plotë apanazhë (për shtator, tetor dhe nëntor), Naumov hoqi dorë nga apanazhi”, tha Rashkovski.

Edhe Bill Pavllevski dy muaj nuk ka marrë apanazh, por borxhi i tij është larë. Për shtator do ta marrë e gjithë shumën.

Përveç ministrave pa resor, ish-sekreari i përgjithshëm i qeverisë i shkurtoi gjithsej 20.148 denarë edhe ish-zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski nga apanazhi i qershorit, korrikut dhe gushtit , për aq sa e ka shkelur limitin e telefonit zyrtar në maj dhe në prill para se ta lëshojë funksionin e tij zyrter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button