fbpx

MPB, padi kundër kryetarit të Kriva Pallankës

Ministria e brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Kriva Pallankës, Arsenço Aleksovski, njofton. Ai ka abuzuar pozitën e tij zyrtare dhe, së bashku me Kryetarin e Këshillit, Borçe Stojçevski dhe një drejtor në një shkollë fillore kanë dëmtuar buxhetin me 3 mijë euro, lidhur me transportin e nxënësve në Kriva Pallankë.

Një kompanie nga fshati Konopnica i është dhënë furnizimi publik, ndërsa kontrolli i cilësisë së shërbimit nuk është zbatuar asnjëherë. Nuk është formuar komision, dhe policia ka gjetur se transporti i nxënësve është zhvilluar edhe pse nuk janë përmbushur kushtet ligjore.

Stojçevski nuk është i pari që paditet, paraprakish kryetari i Komunës së Shtipit, Illço Zahariev ka marrë padi penale nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shtip me dyshimin se e ka keqpërdorur pozitën e vet zyrtare ndërkohë që SPB Veles parashtroi padi penale kundër Sllavço Çadiev (58) kryetar aktual i komunës së Velesit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close