Ngritët padi penale për kryetarin e Komunës së Shtipit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kryetari i Komunës së Shtipit, Illço Zahariev ka marrë padi penale nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shtip me dyshimin se e ka keqpërdorur pozitën e vet zyrtare, njofton Portalb.mk.

Sipas aktakuzës, Zahariev akuzohet se si kryetar komune ka bërë marrëveshje më Kompaninë nga Shtipi që ka qenë e dëmshme për Komunën dhe me këtë i ka shkelur rregullat ligjore sepse nuk ka pasur bazë për bërjen e një marrëveshje të tillë.

“Pikërisht I.Z ka marrë mjete financiare me lartësi prej 1.567.619 denarëve për rregullimin e një toke ndërtimi në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip në vitin 2004 në vend të mbledhjes së fondeve në vlerë prej 1,899,918 denarë për rregullimin e tokës ndërtimore për ndërtimin e një objekti me një lokacion në zonën perëndimore industriale në Shtip (që në planet urbanistike ekziston nga viti 2014), i akuzuari ka paguar vetëm 332.299 denarë që ka shkaktuar dëm në Komunë”, informojnë nga MPB-ja.

One thought on “Ngritët padi penale për kryetarin e Komunës së Shtipit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP