fbpx

“KoKo Fest” përmbylli edicionin e katërt, Rijani dhe Myftari regjisorët më të shpërblyer

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo Fest“, festa e vërtetë e humorit, duke shkaktuar emocione të papërsëritshme sot përfundoi edicionin e katërt të tij duke vlerësuar pjesëmarrësit më të çmueshëm të tij, njofton Portalb.mk.

Si pjesmarrës në Festival, shfaqja e regjisorit Qendrim Rijani “39 Hapat” e Teatrit të Metropolit mori 3 çmime, atë të ‘regjisë më të mirë’, ‘aktorit të ri të mirë’,  Donald Shehu kurse ‘aktori më i mirë joprotagonist’ u zgjedh Florian Agalliu.


Pas “39 Hapa”, me dy çmime u shpërblye edhe shfaqja e regjisorit nga Kosova, Agon Myftari “Shfaqja që shkon mbrapsht” e Teatrit Shqiptar Shkup me atë të ‘aktores më të re të mirë’, Aida Elezi dhe ‘shfaqja më e mirë e festivalit’.Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and beard

No automatic alt text available.

Image may contain: 3 people, crowd

Krahas tyre, në këtë Festival morën pjesë edhe shfaqja “Tartufi” i Teatrit të Shkodrës “Migjeni”, shfaqja “8 femrat” e teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë, “Shtëpia pa dritare” e teatrit “Petro Marko”, “I ligu për mend” nga Kosova dhe “Ferma e kafshëve” e Teatrit Eksperimental të Tiranës.

Festivali u përmbyll sot me shfaqjen nga Teatri Kombëtar i Kosovës “I ligu për mend”.

Juria që bëri vlerësimin përbëhet nga emra të njohur të teatrit, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Altin Basha, Rafet Abazi dhe Eftjola Laçka.

Përndryshe, “KoKo Fest” u mbajt në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, nga data 17-23 shtator dhe është i vetmi Festival i Komedisë në Shqipëri me performancat më të mira dhe trupat e njohura nga vendi dhe jo vetëm.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close