Maqedoni, gjashtë gra viktima të tregtisë me njerëz

Në vitin 2016 gjashtë gra kanë qenë viktima të tregtisë me njerëz në Maqedoni, ku tri prej tyre kanë qenë të mitura kurse të tjerat të moshuara ndërkohë që pesë kanë qenë të keqtrajtuar seksualisht kurse një e përdhunuar në martesë, tregojnë të dhënat e reja të organizatës jo qeveritare “Otvorena Porta” (Porta e hapur) gjatë hapjes së fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për këtë problematikë, njofton Portalb.mk.

“Ky karavan po nis në Ohër dhe Strugë dhe do të vazhdojë në tërë Maqedoninë. Qëllimi i këtyre takimeve është që te shkollarët e mesëm të rrisim njohuritë për fenomenin e tregtisë me njerëz dhe se si të mbrohen nga ai, sepse ata janë grupi më i rrezikuar që të bëhen viktima të saj”, u shpreh Stojana Atansovska, koordinatore e “Otvorena Porta”.

Viktimat më të mëdha të tregtisë me njerëz janë adoleshentët e moshës 13-17 vjeçare, kurse ata më së paku janë të informuar, siç bëjnë të ditur nga kjo OJQ kjo edhe është arsyeja se pse fokus grupi i këtij karavani janë adoleshentët.

“Pikërisht për këtë duam të ndihmojmë në këtë problem, sepse është realitet në Maqedoni që vazhdon të zhvillohet. Duhet ta dimë se kjo është epokë e përdorimit të internetit të cilën e keqpërdorin tregtuesit me njerëz si mjet për të tërhequr drejt vetes viktima të reja”, tha Atanasovska.

Që nga viti 2002 është hapur linja telefonike falas SOS në Maqedoni në të cilën mund të paraqiten rastet e tregtisë me njerëz. Në këtë linjë ndihmë kanë kërkuar 3114 individë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button