fbpx

Zaev: Regjistrimi i popullsisë do të bëhet më vitin 2019

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në takim me Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë (DBM) ka thënë se më vitin 2019 do të realizohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, bëhet e ditur në kumtesën e DBM-së në lidhje me takimin gjatë kësaj jave në Njujork, njofton Portalb.mk.

Kryetari i DBM-së, Metodija Kolloski ka kërkuar nga Zaevi sqarim të ligji të gjuhëve dhe ka përsëritur qëndrimin se ky komunitet pajtohet me çdo vendim që “është në përputhje me Kushtetutën, unitaritetin, integritetin dhe interesin e Maqedonisë”.

Për këtë, Zaev bëri të ditur se propozim-ligji për gjuhët është në kuadër të Kushtetutës së Maqedonisë me çka bëri të ditur se regjistrimi i popullsisë do të bëhet më vitin 2019.

“Zaev sqaroi se propozim-ligji i gjuhëve paraqet çështjen e fundit të ligjit të gjuhëve që u soll në periudhën kohore 2008-2011 dhe nuk cenon Kushtetutën e Maqedonisë. Regjistrimi i popullsisë do të ndodh më vitin 2019”, thuhet në kumtesën e DBM-së.

Sa i përket çështjes së emrit, DBM-ja përsëriti qëndrimin e saj se Maqedonia nuk duhet të pranojë integrimin e saj në NATO dhe BE duke ndryshuar emrin e saj.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close