Projekti i USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare e shënoi fillimin e ngjarjes humanitare treditore “Unë jam Cako”

Dje në Odën Publike në Shkup, u mbajt Projekti i USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare (PPQ) fillimi i ngjarjes humanitare treditore “Unë jam Cako” i organizuar nga grantisti i USAID-it dhe fituesi i Çmimit për Pjesëmarrje Rinore për vitin 2016, Aleksandar Matovski. Çmimi për Pjesëmarrje Rinore e përshëndet dhe e kremton punën e individëve të rinj dhe grupeve joformale, aktivitetet e të cilëve kanë demonstruar përkushtim shembullor në përmirësimin e jetës së komuniteteve të tyre dhe shoqërisë në përgjithësi. Çmimi për kontribut të shquar të pjesëmarrjes rinore në kategorinë individuale shkoi te Aleksandar Matovski-Cako, poet i ri dhe aktivist i cili, përmes angazhimit të tij shoqëror, e përmirëson statusin social të personave me pengesa, njofton Portalb.mk.

Pjesëmarrësit në këtë ngjarje patën mundësi të shohin shfaqjen e filmit “Kënga e kujt është kjo?” si dhe të dëgjojnë më tepër për rolin e medieve në jetën e përditshme të personave me pengesa. Në pjesën joformale të ngjarjes pjesëmarrësit u argëtuan me performanca të ndryshme muzikore.

Ngjarja “Unë jam Cako” filloi sot dhe do të zgjasë deri në 23 shtator dhe është me karakter humanitar. Do të realizohen aktivitete të shumta: shfaqje filmash, panel diskutime dhe deklarata personale nga të rinj me pengesa, të suksesshëm. Këto ditë do t’i dedikohen arsimit, poezisë, vallëzimit, sportit, muzikës dhe ekspozitave.

PPQ-ja e USAID-it është projekt pesëvjeçar që synon rritjen e kapacitetit të OSHC-ve dhe grupeve të të rinjve për të avancuar politikat publike, përmirësuar shërbimet publike, promovimin e qeverisjes së mirë dhe për të kontribuar në përmirësimin e standardit jetësor në Maqedoni. Për më tepër informacione ju lutemi vizitoni

https://www.facebook.com/CEPMacedonia/

SHËNIM PËR REDAKTORËT:   

Populli amerikan, përmes USAID-it, prej vitit 1993 në Maqedoni ka investuar më tepër se 610 milionë dollarë. USAID punon me njerëzit e Maqedonisë me qëllim të krijimit të vendeve të punës, të fuqizohen institucionet dhe praktikat demokratike, të përmirësohet arsimi i integruar dhe nxënësit të përgatiten për vendet e tyre të punës. Këto iniciativa në partneritet me njerëzit e Maqedonisë kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë ata të cilët jetojnë në Maqedoni. USAID siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më tepër se 100 vende. Për më tepër informacione ju lutemi na vizitoni në http://macedonia.usaid.gov dhe FB faqen e USAID-it:

http://www.facebook.com/USAIDMacedonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button