fbpx

Kryetarët e komunave nuk e kanë realizuar as gjysmën e asaj që e kanë premtuar

Në periudhën prej katër viteve, nga viti 2013 deri në vitin 2016, komunat kanë realizuar vetëm 46.7 për qind nga ajo që është premtuar te qytetarët. Baza e re e informatave të BIRN “Komunat nën lupë”, që e analizon buxhetin komunal dhe llogaritë përfundimtare për një periudhë, tregon se autoritetet lokale kanë planifikuar ndërtim të projekteve kapitale me vlerë prej 762.6 milionë euro, ndërsa kanë investuar gjithsej 356,4 milionë euro, njofton Portalb.mk.

Nëse shihet raporti i planifikuar – realizuar, realizimi i investimeve kapitale në infrastrukturë është më i mirë në Komunën e Ohrit dhe atë 86.2 për qind, Rosmanisë 78.6 për qind, Koçanit 76.9 për qind, Dellçevës 76.6 për qind, Kratovës 76 për qind, ndërsa më pak nga investime të planifikuara janë realizuar në Nagoriç të Vjetër dhe atë vetëm 13.4 për qind, Makedonski Brod 17.7 për qind, Karposh 18.1 për qind, Pehçevë 18.6 për qind dhe Demir Kapi 24.3 për qind.

Edhe pse pothuajse te të gjitha programet zgjedhore të kryetarëve të Komunave, prioritet i është dhënë infrastrukturës, hulumtimit tregon se vetëm 19 për qind e parave të harxhuara në nivel lokal janë investuar në projekte kapitale.

“Janë premtuar edhe projekte si kopshte zoologjike, tramvaje, qendra të mëdha tregtare, luna parqe, si dhe kompani dhe vende të punës. Me këto premtime ato kanë marrë vota nga qytetarët. Katër vite më vonë, duke e vlerësuar të premtuarën përkundër të premtuarës, del se projektet e përgjithshme nga programet parazgjedhore të autoriteteve lokale nuk janë në realizimin paszgjedhor”, shtojnë nga BIRN.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close