fbpx

“Koko Fest” me komedi do të mbledh trojet shqiptare

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ”KoKo Fest”, festa e vërtetë e humorit, duke shkaktuar emocione të papërsëritshme do të mbledh teatrot nga të gjitha trojet shqiptare, njofton Portalb.mk.

Në këtë festival do të marrin pjesë edhe regjisorët nga Maqedonia si Agon Myftari me “Shfaqja që shkon mbrapsht” e Teatrit Shqiptar të Shkupit  dhe Qendrim Rijani me “39 Hapat” e Teatrit të Metropolit-Tiranë.

Krahas tyre, do të shfaqen edhe shfaqjet “8 femrat” e teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë, “Shtëpia pa dritare” e teatrit “Petro Marko” dhe “Tartufi” nga Teatri “Migjeni” në Shkodër.

Festivali nis më 17 shtator me shfaqjen “8 femrat”. Më 18 shtator shfaqet “Shtëpia pa dritare” e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, 19 shtatori sjellë shfaqjen “39 hapat”, më 20 shtator jepet shfaqja “Shfaqja që shkon mbrapsht”, më 21 shtator do të shfaqet “Tartufi”.

E 22 shtatori është rezervuar për Teatrin Eksperimental të Tiranës duke sjellë shfaqjen “Ferma e kafshëve” ndërsa festivali do të përmbyllet me shfaqjen nga Teatri Kombëtar i Kosovës “I ligu për mend”.

Përndryshe, “KoKo Fest” mbahet në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, nga data 17-23 shtator dhe është i vetmi Festival i Komedisë në Shqipëri me performancat më të mira dhe trupat e njohura nga vendi dhe jo vetëm.

No automatic alt text available.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close