fbpx

LSDM: Kallzimi penal kundër Janakieskit, dëshmi për punën e paligjshme të VMRO-DPMNE-së

“Qytetarët e Maqedonisë çdo ditë shohin punën e paligjshme të VMRO-DPMNE-së gjatë kohës së qeverisjes së saj me institucionet dhe komunat në Maqedoni”, shkruhet në kumtesën e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) në lidhje me ngritjen e kallëzimit penal kundër ish-ministrit Mile Janakieski duke vlerësuar se e njëjta është dëshmi se krimet e bashkëpunëtorëve të Gruevskit po dalin në sipërfaqe, njofton Portalb.mk.

“Dëshmia e fundit për këtë është padia penale për bashkëpunëtorin e afërt të Gruevskit, Mile Janakievski, i cili është i akuzuar për shitje ilegale të banesave shtetërore. Me padinë penale ndaj Janakievskit, gjykimet kundër kryekomunarëve nga VMRO-DPMNE Marjan Risteski dhe Aleksandar Panov, si dhe paditë penale dhe akuzat ndaj Hristijan Delevit dhe Vlladimir Talevskit, dalin në sipërfaqe krimet e bashkëpunëtorëve të Gruevskit”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se kanë qenë të panevojshme përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të penguar shkarkimin e ish-prokurorit publik, Marko Zvërlevski dhe të nisin reformat në drejtësi, pasi që “Maqedonia po bëhet shtet i së drejtës dhe çdo kush që ka shkelur ligjin do te jep përgjegjsi”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close