Unaza mes Autokomandës dhe Hekurishtes, projekt i realizuar

Ndërtimi i unazës në mes rrugës së 16. Brigada Maqedonase me rrugën Koce Metallec, në bashkëpunim me qytetin e Shkupit është realizuar, njofton Portalb.mk.

Në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës, për lehtësimin e trafikut në komunikacion, Qyteti i Shkupit do të përpunojë dokumentacion teknik për unazën e re mes rrugëve “16. Brigada maqedonase” dhe rruga “Koce Metallec”.

Kryetari i Shkupit dhe Komunës së Gazi Babës, Koce Trajanvoski dhe Toni Trajanovski, për zgjedhjet lokale në vitin 2013 premtuan ndërtimin e unazës mes lagjeve Autokomandës dhe Hekurishtes, më saktë mes rrugëve “16. Brigada maqedonase” dhe “Koce Metallec” me afat për realizim vitin 2015. Ky premtim i dhënë në programet zgjedhore të Trajanovskit (faqe 58) dhe Trajkovskit (faqe 74), është premtim i realizuar, me vërejtje se është kryer me vonesë prej një viti. Unaza te Autkomanda është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim me 12 korrik të vitit 2016. Nga vendngjarje mediumet emetuan deklaratën e Trajanovskit në të cilën ai shprehet:

Në vendin e udhëkryqit ekzistuese mes rrugëve 16. Brigada maqedonase dhe Koce Metallec u ndërtua unaza me diametër të rripit të gjelbër prej 60 metrave. Në vet unazë janë ndërtuat 2 linja komunikacioni me gjerësi të përgjithshme prej 9 metrave. Është realizuar edhe rikonstruktimi i korisë në rrugën 16. Brigada maqedonase, me gjatësi prej 390 metrave, si dhe një pjesë e rrugës Koce Metallec, me gjatësi prej 240 metrave. Përreth unazës dhe në rrugët hyrëse është rregulluar trotuari i ri me gjerësi prej 3 metrash dhe rruga për biçikleta me gjerësi 2,5 metra të mbuluar me pllaka begatoni. Për ndarjen e ujërave atmosferik në unazën e re është ndërtuar kanalizimi atmosferik me F 600 milimetra dhe F 400 milimetra, në gjatësi prej 634 metrave. Gjatë aktiviteteve ndërtuese është siguruar edhe mbrojtja e tubave të gazit, ndërsa është vendosur edhe rrjet i ri për furnizim me ujë me F 200 milimetra, në gjatësi prej 52 metrave

Asokohe opinioni u informua që vlera e përgjithshme e projektit për ndërtimin dhe rregullimin e unazës mes rrugës 16. Brigada maqedonase dhe Koce Metallec arrin shifrën rreth 53,6 milion denarë. Kjo unazë, e cila gjendet në Llogaridhënien e Trajanovskit për atë që është punuar në katër vitet e fundit, është theksuar se është unaza më e madhe në Shkup, filloi të ndërtohet në gusht të vitit 2015. Premtimin e përmendur zgjedhor “Vërtetmatësi” e ka analizuar në prill të vitit 2016 dhe atëherë vlerësimi ishte “duke u realizuar”. (Vonon ndërtimi i unazës te Hekurishtja).

BURIMI: Vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button