Njëzet vjet pa Nënë Terezën, UNT e kujton me akademi përkujtimore

Univerziteti “Nëna Terezë” në Shkup, me rastin e vdekjes së Gonxhe Bojaxhiut apo Nënë Terezës sot në mbrëmje do të mbajë akademi përkujtimore, njofton Portalb.mk.

“Me datë 04 shtator (e hënë) në ora 19:19 në Qendrën Informative Kulturore (QIK-KIC), Universiteti Nënë Tereza në Shkup, organizon Akademi Perkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Tereza”, thuhet në njoftimin e UNT-së.

Përndryshe, Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqen, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë, dhe janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button