Nesër nxënësit i kthehen bankave shkollore

Sot është dita e fundit e pushimit veror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend, prej nesër  fillon viti i ri shkollor 2017/2018, i cili me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në vend të fillimit tradicional më 1 shtator do të fillojë më 4 shtator, përcjell Portalb.mk.

Në bankat shkollore  sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  për herë të parë do të ulen 20.437 nxënës të regjstruar në klasë të parë.

Në Shkup prej gjithsej 10 komunave deri tani janë paraqitur 6.159 nxënës në klasën e parë.

Në shkollat e mesme janë regjistruar gjithsej 17.131 nxënës. Në të dy afatet e regjistrimit në shkollat e mesme të Shkupit janë regjistruar 6.496 nxënës, ndërsa në komunat e tjera numri i të regjistruarave arrin 10.635.

Interes më të madh ka pasur për arsim profesional ku janë regjistruar 9.983 nxënës, ndërsa për arsim gjimnazi kanë vendosur 6.703.

Në gjimnazet e Shkupit janë regjistruar 2.768, ndërsa në shkollat profesionale 3.407 nxënës.

Në arsimin e gjimnazeve në komunat e tjera janë regjistruar 3.935 nxënës, ndërsa në shkollat profesioniste në komunat e tjera 6.576 nxënës.

Në shkollat artistike janë regjistruar gjithsej 224 nxënës prej të cilëve në Shkup 148, ndërsa në gjimnazin e sportit 221 nxënës, prej të cilëve në Shkup 173.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se numri përfundimtar i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do të dihet nga mesi i shtatorit pas kompletimit të të dhënave në koordinim me komunat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button