Flet personi që mundësoi publikimin e “bombave” të Zaevit, Gjorgji Llazarevski një “heroi i padukshëm”

Gjorgji Llazarevski është “heroi i padukshëm” apo personi që ka mundësuar të publikohen materialet e përgjuara apo “bombat” e mirënjohura të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev që bënë bujë në Maqedoni dukë rrëzuar kështu regjimin e Nikolla Gruevskit, njofton Portalb.mk duke përcjellë intervistën që e ka realizuar NovaTv me të. Ai ishte 11 muaj në burg i akuzuar për rastin “Puç” që më pas u shpall si lëndë e pavlefshme nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë.

Ai ka punuar tre dekada në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ku është zhvilluar përgjimi masiv me urdhër të ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov si dhe me dijeninë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bandën e tij.

Ai tregon se si erdhi deri te publikimi i “bombave”.

“Kur erdhi VMRO në pushtet mua më degraduan nga pozita që e kisha në DSK. Unë e mora vesh në vitin 2008 se kryhen përgjime të mëdha. Më pas ndodhi rasti i A1-shit ku policia me dhunë mbylli një televizion dhe këtu u derdh kupa” tregon mes tjerash Llazarevski, njofton Portalb.mk.

Në atë periudhë, shprehet ai, u krijua një ambient që institucioni është privatizuar sikur ti takojë vetëm një partie dhe personi.

“Në një moment isha në siklet të madh dhe mendova që kjo asnjëherë nuk do të ndërpritet. Por për fat të mirë ne mbijetuam edhe pse unë thjeshtë më nuk jam njeriu i njëjrë” thotë mes tjerash ai.

Intervista është në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button