Zvërlevski i “la” punëtorët e tekstilit pa rritje të rrogës minimale

Punëtorët e Industrisë së Tekstilit nuk do ta fitojnë në kohë rritjen e rrogës minimale që është paralajmëruar nga Qeveria sepse ligji akoma nuk është miratuar në Kuvend. Ndryshimet parashikojnë që masa të fillojë me ndryshim nga 1 shtatori, por sipas agjendës së Kuvend debati do të fillojë për këtë temë me 30-të ditë vonesë, njofton Portalb.mk.

Shtyrja e zbatimit të këtij premtimi bëhet për shkak diskutimit shumë të gjatë në Kuvend për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit. Me javë deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë replikuar vetë në vetvete, kërkuan kontra replika, vërejte procedurale dhe pauza, për këtë shkak se u bllokua miratimi i të gjitha ligjeve tjera.

Nga Ministria e Financave theksojnë se në vend të 1 shtatorit, rritja e paralajmëruar e rrogës minimale do të arrihet me një muaj vonesë, në tetor. Por gjithçka varet nga përgatitja e deputetëve që t’i sjellin ndryshimet ligjore pa zgjatje shtesë.

Me ndryshime ligjore pritet që 130.000 të punësuar të marrin rrogë prej 12.000 denarë në vend të 9.000 siç ishte deri tani. Me masën do të përfshihen të punësuarit në Industrinë e Tekstilit, prodhimtarinë e veshjeve dhe prodhimtarinë e lëkurës dhe prodhime të ngjashme me lëkurën. Përveç kësaj ligji parasheh harmonizim të rrogës minimale me rritjen e rrogës mesatare për të gjithë të punësuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button