Gerberih: Anëtarësimi në NATO dhe BE është mënyra më e mirë për stabilizimin e Maqedonisë

“Numri 30 është më i fuqishëm dhe më i sigurt nga numri 29, sa ka anëtarë NATO për momentin”, kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme të quajtur “Maqedonia drejt anëtarësimit të plotë në NATO”, duke porositur se Maqedonia duhet që sa më shpejtë të bëhet anëtare e Aleancës veri-atlantike, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se Qeveria e re punon për largimin e vërejtjeve që u dërguan nga Samiti i Varshavës, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në atë kontekst, Dimitrov tha se Maqedonia do ta ris në 20% praninë e misioneve ndërkombëtare, ndërsa buxheti i mbrojtjes prej 1 % do të ritet në 1.7 deri 1.8 %.

Dimitrov tha se Maqedonia dhe rajoni kanë qenë të izoluara nga ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm, ndërsa Ballkani është linja e parë mbrojtëse e Evropës, dhe tha se është i nevojshëm përforcimi i krahut jugor të NATO-s.

Ambasadori amerikan Xhes Bejli tha se në vitin e kaluar janë vërejtur ndryshime në planin politik edhe në Maqedoni edhe në rajon, por ajo që nuk është ndryshuar është fakti se NATO është thelbi i sigurimit, se anëtarët dhe partnerët e Aleancës mbesin të përkushtuar në mbrojtje, si dhe në strategjinë e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Ai rikujtoi se deklarata e zëvendëskryetarit të SHBA-së, Majk Pens të dhënë në Podgoricë se vendet e rajonit duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për hyrje në NATO, por edhe t’i zgjidhin problemet e brendshme në rajon.

Bejli duke përsëritur se SHBA-të mbesin partnerë të Maqedonisë në procesin drejt NATO-s, rikujtoi se është i nevojshëm avancim në tri fusha, gjegjësisht zbatim të prioriteteve të reformave dhe përforcim të institucioneve, modernizmin e armatës dhe mirëmbajtje të marrëdhënieve me vendet e rajonit.

Ambasadori gjerman Tomas Norbert Gerberih tha se tensionet e javës së kaluar me Serbinë janë edhe një tregues për rëndësinë që të punohet me këmbëngulje për ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Ai theksoi se rasti i plotë është prodhim i nacionalizmit dhe i ndarjes etnike, që janë përsëri në rënie.

“Pa dallim se a do të anëtarësohen vendet në NATO, është e rëndësishme të zbatohen reformat që të mundet të jenë konkurent. Anëtarësimi në NATO është qëllimi, ndërsa hyrja në NATO dhe në BE është mënyra më e mirë që të stabilizohet Maqedonia”, tha Gerberih.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button