Dënim për tri kafene të Qendrës për shkak të zhurmës së tepruar

Pas ankesës së banorëve të Komunës Qendër për shkak zhurmës që vjen nga kafenetë, Komuna ka angazhuar kompani të autorizuar që të bëj matjen e zhurmës nëpër kafenetë “Intermeco”, “Baston” dhe “Xhus Bar” ku është konstatuar se këto kafene e tejkalojnë kufirin maksimal të lejuar të zhurmës, njofton Portalb.mk.

“Pas ankesës së banorëve, inspektori i autorizuar na Komuna Qendër doli në terren dhe konfirmoi se muzika e cila vjen nga këto kafene ua prish qetësinë dhe gjumin banorëve në rrethinë”, thuhet në kumtesë.

Nga Komuna paralajmëruan se do të ketë dënime për personat përgjegjës dhe juridik sipas rregullave pozitive ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button