fbpx

Shpat Iseini, kandidat i RDK-së dhe UNITETI-t në Gostivar

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) dhe UNITETI si pjesë të koalicionit Aleanca për Shqiptarët kanë vendosur që për kandidatë të tyre të përbashkët për kryetar komune në Gostivar të zgjedhin Shpat Iseinin, njofton Portalb.mk.

“RDK dhe UNITETI bashkarisht, në emër të Aleancës për Shqiptarët, kanë vendosur që ta përkrahin zyrtarisht iniciativën e rinisë së Gostivarit për ta kandiduar për kryetar të komunës së Gostivarit, djalin e dëshmorit të ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, Shpat Iseinin”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Duke njoftuar për kandidaturën e Iseinit, RDK nëpërmjet kumtesës bën thirrje për përkrahje nga partitë tjera dhe organizata qytetare, për siç shprehen ato, përfaqësimin e denjë të gjeneratës së re dhe hapjen e një faqe të re të Komunës së Gostivarit.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close