Osmani-Timonie: Franca do të sjellë ekspert të ri për çështje evropiane në Maqedoni

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me ambasadorin francez në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonie, njofton Portalb.mk.

Në takim zëvendëskryeministri Osmani shprehu kënaqësi nga puna dhe ndihma e deritanishme të cilën e siguroi prania e ekspertit francez për çështje Evropiane, Bertrand Milet në sekretariatin për Çështje Evropiane, të cilit më i mbaron mandati. “Edhe pse jemi të vetëdijshëm se në dy vitet e kaluara  Bertrand punoi në kushte të krizës së thellë politike në Maqedoni, angazhimi i tij kishte rol të rëndësishëm në ndërtimin e kapacitetit në Sekretariat”- theksoi Osmani në takim.

Ambasadori francez shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i suksesshëm mes sekretariatit dhe ekspertit francez dhe njoftoi se me mbarimin e mandatit të Bertrand Milet, Franca do të sigurojë përfaqësues, ekspertit të ri për çështje Evropiane, që paraqet mbështetje të drejtpërdrejtë politike nga ana e Francës. Eksperti i ri do to angazhohet në përgjithësi dhe do të bëhen gjitha përgatitjet në vijë të rekomandimeve nga raporti i Bertrandit, me qëllim që Maqedonia më lehtë dhe më efektiv t’ju përkushtohet sfidave që qëndrojnë në rrugën e përafrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri Osmani, Timonies ia prezantoi frymën e re politike të Republikës së Maqedonisë, dhe përkushtimin e Qeverisë së re drejt rrugës Evropiane. Dy bashkëbiseduesit theksuan kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe ranë dakord se marrëdhëniet e mira mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button