fbpx

SHGM e dënon sulmin në Shkup mbi gazetarët e Nova TV

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e dënon sulmin në Shkup mbi gazetarët e Nova TV, i bërë nga ana e përfaqësuesit të iniciativës qytetare për mbledhje të nënshkrimeve kundër ndërtim të kampeve për refugjatë në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Sulmi ndaj gazetarëve të Novatv paraqet sulm i drejtë për drejtë mbi lirinë e të shprehurit dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.

I bëjmë thirrje opozitës të thërret anëtarësinë dhe përkrahësit e tyre që të ndërpresin me sulmet mbi gazetarëve sepse politika e dhunës është shkatërruese.

Jemi të inkurajuar nga reagimi i shpejtë i Ministrisë për punë të brendshme, e cila menjëherë e identifikoi personin, e thërriti në bisedë informative dhe paralajmëroi padi penale për dhunë.

Ndërtimi i sistemit efikas për dënim të çdo lloj të dhunës mbi gazetarët është parandalimi më i mirë që incidente të tilla mos të përsëriten në të ardhmen”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

LEXO: Sulmohet ekipi i Nova TV-së (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close