fbpx

Zhivaleviq e demantoi VMRO-DPMNE-në: Shërbime maqedonase e kanë ditur se unë isha në Kuvend

Ish këshilltari i sigurisë në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni, Goran Zhivaleviq sonte i ka mohuar konfirmimet e VMRO-DPMNE-së se institucionet maqedonase nuk i kanë dhënë miratim të hyjë në Kuvend gjatë kohës së incidenteve me 27 prill, njofton Portalb.mk.

“Prania ime në Kuvend nuk ishte e fshehtë. Misioni im nuk ishte fshehja e as qëllim i keq, shërbimet maqedonase u dërguan”, deklaroi Zhivaleviq për Tanjug.

Ai theksoi se për qëndrimin e tij në Parlament mori miratimin nga këshilltari maqedonas i sigurisë, Sinisha Aleksovski.

“Ai njeri e ka ditur shkakun pse kam qenë aty dhe për atë ishte i informuar. Misioni im nuk ishte i fshehtë dhe ka qenë qëllim mirë në lidhje me sigurinë në Maqedoni, në kontekst me bashkëpunimin të cilin e kemi me shërbimet e sigurisë në Maqedoni”, theksoi Zhivaleviq.

“Paraqitja ime për aktivitet atë natë ishte drejtuar nga kabineti i Kryetarit dhe këshilltarit të tij të sigurisë”, tha ai.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close