Kush dhe nën cilat kushte mund të urdhërojë përgjimin e diplomatëve në Maqedoni?

Përgjimi i diplomatëve të huaj në radhët e të cilëve pa përjashtime përfshihen edhe agjetët, sipas ligjit për ndjekje të komunikimeve këto përgjime kryhen me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Mbrojtjes, ndërsa e miraton gjykatësi i Gjykatës Supreme, njofton Portalb.mk.

Në ligjin për ndjekjen e komunikimeve kushtet dhe procedura për përgjimin është rregulluar në dy kapituj. Njëri ka të bëjë me kryerësit e veprave penale, ndërsa tjetri në kushte dhe procedurë për ndjekje të komunikimeve për shkak të mbrojtjes së interesave të sigurisë dhe të mbrojtjes në vend, nën të cilin mund të vendosen ndjekjet “ligjore” të komunikimeve të përfaqësuesve të huaj.

Në atë rast, sipas nenit 29 të ligjit, Gjykata mund të urdhërojë ndjekje të komunikimeve kur ekzistojnë bazë të dyshimit se përgatit kryerje të veprës penale kundër shtetit, kundër forcave të armatosura ose kundër njerëzisë dhe kundër të drejtës ndërkombëtare.

“Përveç se në rastet e paragrafit 1 të këtij neni, Gjykata mund të urdhërojë ndjeke të komunikimeve dhe kur përgatitet, nxit, organizon dhe merr pjesë në sulm të armatosur kundër Republikës së Maqedonisë ose në paaftësinë e sistemit të tij të sigurisë që t’i kryej të gjitha funksionet kur në mënyrë tjetër nuk mund të sigurohen të dhëna për aktivitet të tillë ose siguria do të shoqërohej me vështirësi më të mëdha që të pengohet kryerja e veprës penale dhe sulmi i armatosur”, qëndron në nenin 29.

Kërkesë për të dhënë urdhër për përgjim mund të ngrejë:

  1. Ministri i Punëve të Brendshme
  2. Ministri i Mbrojtjes, ose
  3. Personi i autorizuar nga ata.

Kërkesa dorëzohet te:

  1. Prokurori shtetëror publik
  2. Ai pastaj e dorëzon te gjykatësi i Gjykatës Supreme i cili jep urdhër për përgjim
  3. Gjykatësi mund të lejojë ndjekje të komunikimeve jo më shumë se gjashtë muaj.

E gjithë kjo ka të bëjë me ligjvënien vendore, ndërsa sjellja e diplomatëve dhe e organeve në vend ku shërbejnë është e rregulluar edhe me Konventën e Vjenës që i mbron veprimet e tyre në “territor” të huaj.

Pas tërheqjes së personalit të ambasadës serbe në Maqedoni në komunikime urgjente në Beograd autoritetet serbe deklaruan se kjo është bërë për shkak se ka pasur dëshmi për “shumë aktivitete ofensive të inteligjencës kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë në Maqedoni”. Mediat serbe publikuan se diplomatët serb në Maqedoni janë ndjekur, përgjuar dhe frikësuar nga shërbimet maqedonase.

Për këto çështje ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në konferencë për shtyp tha se Qeveria as nuk ka pasur qëllim e as që ka dhënë urdhra që të kryhen aktivitete të inteligjencës kundër dhe në dëm të shteteve fqinje duke përfshirë edhe Serbinë dhe se presin informata zyrtare nga Beogradi për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button