fbpx

KF Shkëndija optimiste për ndeshjen e nesërme me AC Milanin (VIDEO)

Nga Milano: Hajrush Mani

Një ditë para ndeshjes e cila pritet të luhet nesër, e enjte në stadiumin “San Siro” të Milanos ndërmjet ekipeve futbollistike AC Milan-KF Shkëndija, futbollistët tetovar u shprehën optimist për ndeshjen e nesërme, raporton Portalb.mk.

Edhe pse AC Milan së fundmi ka reformuar ekipin dhe ka forcuar pozicionet, sipas mbrojtësit të KF Shkëndija, Ardian Cuculi sërish pozitiviteti qëndron në anën e kësaj të fundit.

“Pozitiviteti është në anën tonë në aspektin e lojtarëve. Do të jetë një ndeshje interesante, por Milani nuk do të jetë një ekip edhe i pamposhtur. Duke pasur parasysh përbërjen e ekipit tonë, nuk ka lojtar i cili nuk ka kaluar më së paku dy ndeshje të mëdha evropiane dhe në Kombëtare”, tha Cuculi.

I pyetur nga Portalb se si ndikon fillimi i Kampionatit të Maqedonisë dhe ndeshja me KF Vardarin në të cilën KF Shkëndija triumfoi, Cuculi u shpreh kështu: “Normalisht se të gjitha këto janë në favorin tonë, ne kemi zhvilluar ndeshje në mënyrë graduale rreth dy muaj, duke pasur parasysh se edhe kampionati në Maqedoni ka filluar më herët, por edhe pse ne patëm ndeshje me Vardarin javën që shkoi. Kjo bën që ne të kemi përgatitje më të fizike për të enjten”.

Ndërkaq mesfushori i KF Shkëndijës, Armend Alimi sa i përket numrit të tifozëve që parashihet të arrijë deri 80 mijë tha se: “Është pozitive për Shkëndijën duke pasur parasysh se lojtarët e Shkëndijës nuk kanë pasur mundësi të kenë deri më sot aq shumë tifozë”.

Ndërkaq ai i cili do të mbrojë portën e Shkëndijës, Konstandin Zahov u shpreh optimist sa i përket mospranimit të golave dhe tha se me rëndësi është koncentrimi gjatë tërë ndeshjes.

“Në “San Siro” presim diçka të mirë dhe jo gabime me të cilat do të kemi pasoja të mëdha. Kemi luajtur ndeshje kualifikuese të mëdha me anë të së cilave edhe presim sukses. E rëndësishme është që të mbajmë koncentrimin, të mos pranojmë gola. Mund të befasohemi në kundërzbritje. Këtu duhet të kemi më shumë vëmendjen. Milani është ekip taktik dhe ne do bëjmë përpjekeje që të mbrohemi. Skuadër me emër më të madh dhe më të vështirë nuk kemi pasur ndonjëherë, por ne shpresojmë ta lehtësojmë”, tha Zahov.

Brifingu i sotëm i KF Shkëndijës  në Milano i paraprin duelit AC Milan-KF Shkëndija që pritet të luhet të enjten me fillim prej ora 20:40, në stadiumin “San Siro”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close