Trajanovski nga arka e qytetit ka dhënë edhe 50.000 euro për Sheshin e VMRO-DPMNE-së

Sheshi VMRO që ndodhet para ndërtesës së partisë së VMRO-DPMNE-së “hëngri” edhe 50.000 euro të shkupjanëve. Qeveria e qytetit bëri marrëveshje të re pa tender me kompaninë “Urban Invest” nga Kavadarci në emër të punëve të paparashikuara. Me këtë shuma e ndërtimit të sheshit të oborrit të VMRO-DPMNE-së i afrohet 2.000.000 eurove, shkruan NOVA TV, njofton Portalb.mk.

Sheshi i VMRO-së filloi të ndërtohet në vitin 2014 me paratë e qytetit të Shkupit. Kryerës i punëve ndërtimore është kompania “Urban Invest” dhe deri tani janë bërë disa marrëveshje. Për ndërtimin e sheshit, për ndërtimin e rrugicës dhe për ndriçimin e rrugës me drita.

Sheshi VMRO është pjesë e projektit Shkupi 2014 që filloi të ndërtohet në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin, por edhe më tej akoma bëhen marrëveshje të reja për ndërtimin ose punë të paparashikuar të objekteve.

Kompania “Urban Invest” është mes top 5-së kompanitë që fiton tenderë nga qyteti i Shkupit.

Sheshi VMRO parashikon të ketë fontanë dhe shtyllë me personazhe dhe ngjarje historike nga historia e organizatës. Projektimi është ide e skulptores Elena Duhovska që e fitoi çmimin e parë në konkursin e qytetit të Shkupit. Në konkursin që e shpalli Qyteti i Shkupit në nëntor të vitit 2014-të dhe për këtë projekt arritën tri oferta të autorëve. Të tre u vendosën për mbikëqyrje në opinion me 29 dhjetor, por siç deklaruan nga qyteti i Shkupit, “në afatin e parashikuar kohor prej 100:00 deri 12:00, nuk është paraqitur asnjë subjekt dhe Bordi e mbylli shfaqjen publike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button