fbpx

Osmani: Takimi me amabasadorët synon përpilimin e një platforme eurointegruese

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadorët e shteteve të Ballkanit Perëndimor me qëllim të përpilimit të një platforme e cila do të intensifikojë marrëdhëniet ndërmjet këtyre shteteve me qëllim të përparimit në procesin eurointegrues, raporton Portalb.mk.

“Takimi me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që ta bëjmë një platformë të takimeve koordinuese, një nismë joformale,  me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve tw ministrive për integrim, pasi që me bashkëpunim të këtyre shteteve të arrihet edhe efekti i cili do të jetë shumë herë më i madh, se sa do të ishte me aktivitetet individuale. Aktivitete i sotëm është komplementar me iniciativat e Ministrisë e Punëve të Jashtme. Planifikojmë që këtë platformë ta organizojmë në dy ose tre muaj për të këmbyer ide, informacione”, tha Osmani.

cats

Me kryesimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, Osmani shpreson se agjenda e zgjerimit do të futet shumë shpejt në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket aktiviteteve të parapara në tremujorin e parë të Planit “3-6-9”, Osmani bëri të ditur se “realizimi ka arritur diku deri në gjysmën e tyre ku vetëm një muajin e parë janë realizuar diku 30 përqind e aktiviteteve të parapara”.

“Për disa ditë do të njoftojë për gjysmën e parë të realizimit të tremujorit të parë që të mund të vazhdojmë me aktivitetet e gjashtëmujorit dhe nëntëmujorit. Me përfundimin e këtyre aktiviteteve ne presim edhe marrjen e datës për fillim të bisedimeve për integrim në BE”, tha Osmani.

Siç bëri të ditur Osmani, temat që priten të hapen në këtë takim janë agjenda për zgjerim dhe fqinjësi duke pasur parasysh se Bashkimin Evropian do ta udhëheqë Bullgaria, Austria dhe Rumani të cilët duhet ta shfrytëzojë Maqedonia për të bërë një thyerje substanciale në procesin eurointegrues. Pritet të flitet edhe për Procesin e Berlinit dhe zona ekonomike rajonale e cila është një ide e eurokomesarit Johanes Han dhe Bashkimit Evropian

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close