fbpx

Partia Lëvizja e Turqve: Marrëveshja e Ohrit nuk i vendos turqit në vendin e merituar

“Qeveria e re është shpresa e fundit për bashkësinë turke dhe besoj se me lëvizjet e reformave turqit do ta marrin vendin e dëshiruar dhe merituar në jetën shoqërore”, kështu deklaroi deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë për Lëvizja e Turqve, Enes Ibrahimi, njofton Portalb.mk.

Ai tha se në 16-të vitet e kaluara Marrëveshja e Ohrit nuk ka qenë në shërbim të turqve.

“Që të kalojë ky problem konsideroj se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Deri tani kjo Marrëveshje ka shërbyer si mjet për tregje politike, për atë edhe nuk ka qenë produktive për të gjitha bashkësitë etnike. Me lëshimin e kësaj shprehie jam i bindur se Marrëveshja e Ohrit do t’i bashkojë të gjitha bashkësitë nga pak në Maqedoni me të cilën, më në fund, edhe ata do të ndjehen si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë. Qeveria e re që nga fillimi ka treguar dëshirë për tejkalimin e marrëdhënieve diskriminuese të përbërjes së mëparshme qeveritare dhe kjo më jep shpresë se lëvizim në drejtim të duhur”, tha Ibrahimi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close