Osmani: BDI ka filluar t’i zgjedhë kandidatët për zgjedhje lokale

Meqë dje kryeparlamentari Talat Xhaferi për më 15 tetor të 2017-s caktoi zgjedhjet lokale sot zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani bëri të ditur se kanë filluar aktivitetet brendapartiake me qëllim që të përzgjedhen kandidatët më të mirë që BDI të del fituese, raporton Portalb.mk.

“Prej dje kanë filluar të gjitha aktivitetet brendapartiake për zgjedhjet lokale për përcaktimin e kandidatëve e individëve për kryetar dhe këshilla komunal. Ky proces ka filluar edhe para shpalljeve të zgjedhjeve duke punuar në programet komunale veçmas me çka janë barë anketime me pjesëtarë partiak dhe qytetarë të komunave të ndryshme për të gjetur kandidatët më të mirë. Ne jemi të bindur se do të dalim fitues në komunat ku do të kandidojmë”, tha Osmani.

Se a pritet të kemi koalicion të BDI-së me partitë tjerë, Osmani refuzoi të deklarohet duke shprehur se ka ende kohë për të vendosur për këtë çështje.

Përndryshe dje kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale në Maqedoni të cilat do të mbahen më 15 tetor dhe paralajmëroi se Kuvendi i Maqedonisë do të punojë por që nuk do të mbajë seanca paralamentare duke filluar që nga 25 shtatori.

Në lidhje me këtë si nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë por edhe nga VMRO-DPMNE-ja u shprehën se presin më shumë vota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button