Anëtarësimi i Maqedonisë në AEDF, hapërim në strukturat euroatlantike (VIDEO)

Maqedonia sot ka marrë statusin vëzhgues në Agjencinë Evropiane për të Drejta Fundamentale (AEDF) e cila krahas që do të mundësojë shkrirje të ekspertizave evropiane në Maqedoni ajo do të jetë një hapërim në strukturat euroatlantike. Kështu bëri të ditur sot ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, raporton Portalb.mk.

“Qëllimi i anëtarësimit është që qasja në ekspertizat e kësaj Agjencie është të mundësohet edhe shkrirje e atyre në rrethanat e Maqedonisë. Ministria e Drejtësisë do të realizojë kontaktet me këtë institucion i cili kontakt do të mundësojë edhe hapjen e kapitullit 23-24, e rëndësishme për hapërimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike”, tha Saliji.

Në lidhje me këtë rast u deklarua edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili vlerësoi se anëtarësimi paraqet një moment të rëndësishëm i cili vje pas shumë vitesh bllokada dhe pengesa administrative.

“Maqedonia merr statusin vëzhgues në Agjencinë Evropiane për të Drejta Fundamentale edhe atë pas shumë viteve përpjekje e bllokada dhe pengesa administrative. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për qasjen tonë ndaj ekspertizave të ndryshme por paraqet edhe moment në rrugën drejt eurointegrimeve. Marrja e këtij statusi paraqet dëshmi se Bashkimi Evropian dhe trupat e saj kontribuojnë për ta mbajtur Maqedoninë në lëvizje në perspektivën evropiane”, tha Osmani.

Sigurimi i anëtarësimit në këtë Agjenci erdhën me sigurim të mjeteve IPA të cilat përkapin vlerën prej 500 mijë eurove për fletë anëtarësimin e Maqedonisë për katër vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button