Ja nga cilat vende të BE-së Maqedonia prodhon më shumë energji elektrike nga era

Vetëm 2.3% e energjisë së përgjithshme elektrike që prodhohet në Maqedoni vjen nga energjia e erës. Ajo është rryma që fitohet nga turbinat në parkun e erës në Bogdanc dhe sipas kësaj përqindje mbetemi pas mesatares së Bashkimit Evropian (BE), por inkurajuese është se në këtë plan jemi para disa vendeve anëtare të BE-së, shkruan Faktor.mk, njofton Portalb.mk.

Në BE, rreth 315.000 gigavat në orë nga numri i përgjithshëm i 3.1 milion energjie në gigavat orë e prodhuar vijnë nga fermat e erës. Me fjalë të tjera, fuqia e erës kontribuon për 10% nga e gjithë rryma që është prodhuar në BE në vitin 2016, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Nga të gjitha vendet anëtare në BE, Danimarka me një pjesëmarrje prej 46 përqind ka shënuar pjesëmarrjen rekord të forcës së erës në prodhimtarinë e përgjithshme të energjisë elektrike. Pas Danimarkës vijnë Lituania (27%), Irlanda (21%), Portugalia (20%), Spanja (18%) dhe Britania e Madhe (14%).

Në fund të listës ndodhen vendet si Malta, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia të gjitha me më pak se 1%. Letonia dhe Hungaria kanë pjesëmarrje shumë të ulët të erës në prodhimtarinë e rrymës, të dyja nga (2%), Franca, Luksemburgu dhe Firlanda të gjitha nga (4%).

Pjesëmarrja e erës prej 10% në vitin 2016 në BE është pesë herë më shumë në krahasim me vitin 2005, kur pjesëmarrja ishte 2%. Me këtë, era është e katërta sipas rëndësisë burim i energjisë elektrike në BE pas termocentraleve konvencional (49%), nuklearët ( 26%) dhe hidrocentralet (12%).

Krahasuar me vitin 2005 pjesëmarrja e erës si burim i energjisë në prodhimtarinë e përgjithshme të rrymës është rritur në të gjitha vendet e BE-së. Rritje më të lartë shënohet në Lituani (nga 0% në 27%), Danimarkë (24% poenë), Portugalia (17).

Parku i erës në Bogancë është e kyçur në sistemin elektro-energjetik të vendit në vitin 2014. E përbërë nga 15 ferma të erës, ndërsa kapaciteti i instaluar në centralin elektrik të erës përfshin 37 megavat, që është e mjaftueshme për prodhimtarinë e projektuar vjetore me rreth 100 milion kilovat energji elektrike në orë, në varësi prej kushteve të jashtme. Ky kapacitet është pothuajse i mjaftueshëm për kënaqësitë e nevojave nga energjia elektrike në Gjevgjeli dhe në Bogdancë, gjegjësisht vendbanimet me 60.000 banorë. Në fazën e dytë nga ndërtimi i kësaj ferme elektrike është parashikuar të vendosen edhe gjashtë ferma të erës me të cilën fuqia e instaluar do të rritet për 13.2 megavat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button