fbpx

Shkup, mbaroi takimi i partive shqiptare, BESA sërish vet-përjashtohet, PDSH lëshoi mbledhjen (VIDEO)

16.10 – Gëzim Ostreni nga partia UNITETI, pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët tha se sot janë takuar dhe kanë biseduar vetëm për pikën-çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Sot është mbajtur takimi i partive parlamentare shqiptare në përputhje me Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare. Në takim qëllimi ishte që të përcjellim dinamikën e punës rreth ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë. Kjo është pjesë e realizimit të parashikimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, tha kryetari i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni, duke shtuar se të pranishmit të takim u darkoduan që takimin e radhës ta thërret PDSH-ja e Menduh Thaçit.

Në lidhje me deklaratën e deputetit të PDSH-së, Ostreni i hodhi poshtë pretendimet e Fazliut, në lidhje me atë se sa është serioze çështja e propozim-ligjit të ri për gjuhën shqipe, i cili paraprakisht e lëshoi mbledhjen e takimit të sotëm, Ostreni i hodhi poshtë pretendimet e Fazliut, në lidhje me atë se sa është serioze çështja e propozim-ligjit të ri për gjuhën shqipe dhe kërkoi që t’i numërojë se cilat pika nuk i kanë të përbashkëta.

“Kujdesi jonë ka qenë përgatitja e ligjit dhe në pjesën që ne e mbështesim si parti politik, pra që të mos jetë në kundërshtim me Kushtetutën që të mos jepet mundësia që dikush të ankohet në Gjykatën Kushtetuese – ta hedh poshtë ligjin. Për ligjin për të cilin flet përfaqësuesi i PDSH-së, e kemi parë dhe kemi bërë një komparacion me ligjin i cili është propozuar dhe në përgjithësi ka elemente të nevojshme, por gati të gjitha, madje edhe më tepër janë përfshirë në ligjin në të cilin është propozuar”, tha Ostreni.

Në lidhje me atë se deri ku është realizimi i pikave tjera të Deklaratës së partive shqiptare, Ostreni tha se sot kanë diskutuar vetëm për gjuhën shqipe dhe jo për çështje tjera.

“Sot kemi diskutuar vetëm për gjuhën shqipe, realizimi i pikave tjera do të shqyrtohet në ndonjë mbledhje tjetër”, tha Ostreni.

15.20 – Bekim Fazilu, përfaqësues nga PDSH-ja, tha se partia e tij e lëshon tryezën sepse kanë dallime të mëdha për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, njofton Portalb.mk.

“E lëshuam tryezën, për shkak të qasjes jo-korrekte të partive që janë pjesë e qeverisë dhe pjesëmarrëseve në tryezë. Kemi dallime të mëdha sa i përket zyrtarizmit të gjuhës shqipe, vlerësojmë se propozimi i tyre është mashtrim. I njëjti mashtrim dhe propozim si që është bërë në 2008-tën dhe 2011-tën, nuk zgjidh asgjë. Ne si PDSH ua dorëzuam partive tjera propozimin për gjuhën shqipe, që është bazuar në praktikat më të mira dhe moderne evropiane, perëndimore dhe në rajon, nga vende multi-etnike Kanada, Finlanda, Bosnja, Kosova.. Vlerësojmë se ky është një mashtrim i radhës për gjuhën shqipe.” tha Bekim Fazliu, njofton Portalb.mk.

14. 15 – Filloi takimi mes partive shqiptare në Maqedoni nënshkruese të Platformës së përbashkët. Në të janë përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së. Lëvizja BESA edhe pse nënshkruese e Platformës, nuk merr pjesë në takimet e tryezës duke zbardhur arsye të ndryshme.

08.00 – Kryetari i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni, i fton partitë parlamentare shqiptare nënshkruese të Deklaratës së përbashkët, në tryezë të përbashkët që do të mbahet sot në ora 14 në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkërisht të mbikëqyret rrjedha e zbatimit të Deklaratës, Kryetari i partisë UNITETI, Gëzim Ostreni ka nderin t’i ftojë në takimin e radhës Kryetarët e partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e premte, më 28 korrik 2017 me fillim në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë në Shkup”, thonë nga Uniteti.

Ndryshe, takimi i fundit u mbajt më 19 korrik të këtij viti me ftesë të liderit të RDK-së, Vesel Memedi, në të cilin takim sikur edhe në takimet e mëparshme, nuk mori pjesë Lëvizja BESA.

LEXO: Tryeza e ftuar nga Vesel Memedi i RDK-së – 19.07.2017

LEXO: Tryeza e ftuar nga Ali Ahmeti i BDI-së – 28.06.2017

LEXO: Tryeza e ftura nga Ziadin Sela i LR-PDSH-së – 24.12.2016

Platforma  ose Deklarata Shqiptare është dokument i dalë nga programet zgjedhore të partive politike shqiptare të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, me qëllim për të shprehur përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Pikat kryesore të kësaj Platforme janë:

  1. Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën
  2. Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal
  3. Përforcimi i sundimit të së drejtës, si parakusht për ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik
  4. Krijimi i një fryme mirëbesimi në funksion të marrëdhënieve të mira ndëretnike si element thelbësor për stabilitetin politik të vendit
  5. Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat europiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare
  6. Marrëdhënie të mira me fqinjët
  7. Integrim i shpejtë në NATO dhe në Bashkimin Europian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button