Ja çfarë u bisedua në takimin e sotëm të partive shqiptare (VIDEO)

15:55 – Nikoqiri i tryezës së sotme të partive nënshkruese të Deklaratës shqiptare, Vesel Memedi i RDK-së, pas përfundimit të takimit ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën tha se në këtë takim është biseduar për 5 pika kryesore, raporton Portalb.mk.

Pika 1 – për miratimin e gjuhës shqipe jemi pajtuar që e njëjta të shkojë në Komisonin e Venedikut dhe paralelisht do të sillet edhe në Qeveri dhe Kuvend. Presim që Komisioni i Venedikut të sjellë vendim të shpejtë dhe të drejt për këtë çështje

Pika 2 – Këso mbledhje do të kemi përsëri, radhën tjetër do të takohemi me ftesë të kryetarit të partisë Uniteti, Gëzim Ostrenit.

Pika 3 – Së shpejti do të fillojnë negociatat për çështjen e emrit me Greqinë, kemi biseduar për çështjen e kyçjes së shqiptarëve në këto bisedime.

Pika 4 – Absolutisht të gjithë përfaqësuesit që ishin në mbledhje, e përkrahin për marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Pika 5 – Është diskutuar për dinamikën e të gjitha pikave të Deklaratës së partive shqiptare dhe implementimin e tyre në Qeveri. Deri më tani mirë shkon ai proces dhe mendojmë se deri në fund të gjitha pikat do të pranohen nga kjo Qeveri dhe ky Kuvend.

Në lidhje me mosprezencën e Lëvizjes BESA në mbledhjen e sotme, Memedi tha se ”në asnjë moment nuk do të lejojmë që këto takime të partive politike, dikush tjetër, apo ndonjë parti politike ta satanizojë”.

14:30 – Në Kuvendin e Maqedonisë, ka filluar takim i partive parlamentare shqiptare nënshkruese të Deklaratës së përbashkët, në mungesë të Lëvizjes BESA, njofton Portalb.mk.

RDK-ja përfaqësohet nga kryetari i partisë, Vesel Memedi, BDI-ja nga kryetari i saj Ali Ahmeti dhe Sadulla Duraku, partia Uniteti nga kryetari i saj, Gëzim Ostreni, ndërkaq për dallim nga herët e kaluara sot mungon kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, por ai ka dërguar përfaqësues tjerë të partisë, deputetin Surija Rashidi dhe Remzi Memedin.

LEXO: Besa për të tretën herë bojkotoi tryezën e shqiptare, Vesel Memedi shkaku (VIDEO)

—————————————————————————————–

RDK-ja e Vesel Memedit ka dërguar ftesë deri te partitë parlamentare shqiptare, nënshkruese të Deklaratës së përbashkët, që sot të takohen në Kuvend për ta mbikëqyrur rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, njofton Portalb.mk.

“Në përputhje me Deklaratën e partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkërisht të mbikëqyrim rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, kam nderin që t’ju ftoj në takimin e radhës të kryetarëve të partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e mërkurë në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të RM-së në Shkup”, thotë Memedi.

LEXO: Lëvizja BESA nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga Vesel Memedi

Portalb.mk, është përpjekur që të kontaktojë me zëdhënësit e PDSH-së së Menduh Thaçit, megjithatë të njëjtët nuk kanë qenë të kapshëm për redaksinë tonë.

Ndryshe, takimi i fundit u bë më 28 qershor të këtij viti me ftesë të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në të cilin takim sikur edhe në takimet e mëparshme, nuk mori pjesë Lëvizja BESA.

Platforma  ose Deklarata Shqiptare është dokument i dalë nga programet zgjedhore të partive politike shqiptare të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, me qëllim për të shprehur përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Pikat kryesore të kësaj Platforme janë:

  1. Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën
  2. Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal
  3. Përforcimi i sundimit të së drejtës, si parakusht për ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik
  4. Krijimi i një fryme mirëbesimi në funksion të marrëdhënieve të mira ndëretnike si element thelbësor për stabilitetin politik të vendit
  5. Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat europiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare
  6. Marrëdhënie të mira me fqinjët
  7. Integrim i shpejtë në NATO dhe në Bashkimin Europian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button