Kisha Serbe e ka ndaluar Maqedoninë ta festojë Kryengritjen e Ilindenit në manastirin “Prohor Pçinski”

Patriarku Irinej dhe Kisha Ortodokse e Serbisë e kanë hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit Zoran Zaev dhe kanë ndaluar që Maqedonia ta festojë Ilindenin në manastirin “Prohor Pçinski”, njofton Portalb.mk.

Siç shkruan portali i Serbisë “Alo”, udhëheqësia e Kishës dhe patriarku Irinej nuk kanë për qëllim të lejojnë delegacion zyrtar të Maqedonisë, të udhëhequr nga Zaev ta vizitojë manastirin.

“Patriarku Irinej është kategorik për ndalesën. Siç tha për derisa nuk përmirësohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe dhe priftërinjtë e saj në Maqedoni, nuk ka bisedime për mundësi që të lejohet delegacioni i tillë në Shkup ta vizitojë manastirin e Serbisë dhe në të ta shënojë Kryengritjen e Ilindenit. Vetë patriarku Irinej ka kërkuar shumë herë nga autoritetet e Maqedonisë që të bëhet diçka me çështjen e statusit të priftërinjve serb në Maqdoni, por kanë hasur në vesh të shurdhër nga institucionet shtetërore të Maqedonisë. Patriarku shumë herë ka përsëritur: Nuk ka mundësi të lejoj që në manastirin tonë ta festojnë Ilindenin. Ata kanë dashur që manastirin tonë në Kosovë t’ua japin shqiptarëve dhe nuk mundet që në to të bëjnë festië”, thuhet në burimet e “Alo” nga Patriarku.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq për portalin ka theksuar se vetëm Kisha mund të vendos a do të mund Maqedonia të bëjë festë në manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button