fbpx

Privilegjet e pasaportave diplomatike, nga Mijallkov deri te funksionarët shqiptarë

Ish-drejtor i drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijalkov më shumë se dy vjet nuk është funksionar. Ai tani është “vetëm” një afarist, kushëriri i parë i ish-kryeministrit dhe i akuzuar në më shumë lëndë të Prokurorisë Publike Speciale. Paprekshmëria dhe klientelizmi i parashtruar me dhunë ishin tiparet kryesore të imazhit të tij. Por, edhe pse dy vjet nuk është një kolltuk që paraqet pushtet, ai vazhdon ti gëzojë përfitimet e sundimit 11 vjeçar të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, njofton TV Nova dhe Portalb.mk.

Sasho Mijalkov akoma e shfrytëzon sigurimin e MPB-s e përbërë nga gjashtë persona dhe pasaportën diplomatike. Pasaporta është dhënë më 29 shtator të vitit 2015, me afat skadimi deri në vitin 2020. Po të mos ishte  kërkesa e Prokurorisë Publike Speciale për të marrë pasaportën e Mijalkovit, ai ende do të kishte qenë në posedim të tij. Mijalkovi para publikut e mbronte ish-ministrin Mitko Cavkov, i cili  gazetarëve dy vjet më parë u përgjigj shkurtimisht

“Kështu ka kërkuar Ministria e Brendshme. Njeriu është në apanazhë “, deklario atëhere Cavkovi.

Mijalkovi e fitoi pasaportën diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme si ekspert.

Cilat janë të gjithë personat të privilegjuar që kanë pasaportë diplomatike, ishte pyetja të cilën Nova TV e drejtoi ne MPJ, njofton Portalb.mk.

Nga MPJ na informuan se ata tashmë kanë filluar ti analizojnë të gjitha procedurat e dhënies së pasaportave diplomatike për të përcaktuar  abuzimet në dhënien, por theksojnë se ka nevojë për një kohë të caktuar duke marrë parasysh se dokumentet janë me një nivel të klasifikuar. Pas përfundimit të hetimeve të brendshme, nga Ministria e Jashtme deklaruan se do të nxjerrin një raport dhe do të  shpallin emrat e personave të cilët në bazë ligjit nuk kanë të drejtë për të mbajtur një pasaportë diplomatike.

Sipas TV Nova dhe Portalb.mk, në momentin ka mbi 1,300 pasaporta të vlefshme diplomatike. Midis tyre ka ish funksionar dhe funksionar aktualë , gjykatës, prokurorë, drejtorë të institucioneve publike, akademikë, drejtues të komuniteteve fetare, deputetë, artistë, sportistë, kryetarë të  komunave, mjekë, një gazetar, por edhe persona të cilëve ju ka skaduar mandati dhe funksioni por që ende ndodhen në listën  e MPJ-së.

Sipas ligjit,  pasaportë diplomatike u  jepet funksioanrëve të zgjedhur ose emëruar, funksionarëve udhëheqës shtetërorë, zyrtarëve diplomatik dhe konsullore të punësuar në MPJ ose në përfaqësitë e Maqedonisë jashtë vendit, përfaqësuesve ushtarak të organeve të sigurisë jashtë vendit që kanë status diplomatik,  personave që me vendim  të Qeveris punojnë në organizata ndërkombëtare në cilësinë e zyrtarëve me rangun diplomatik, si dhe koreve diplomatikë.

Deri në vitin 2010 MPJ për mediat ka dhënë përgjigje në lidhje me numrin e pasaportave diplomatike, por pastaj ministri Nikola Poposki e mbajti fshehur listën dhe numrin e pasaportave sipas MPJ nën emërtimin “Informacion i klasifikuar”.

Mënyra e dhënies së pasaportave diplomatike është e rregulluar me ligj, por ajo që I jep hapësirë ministrit të MPJ është rregullorja në MPJ e cila është mbajtur në fshehtësi dhe nga e cila rrjedh diskrecioni  për dhënien e pasaportave për personat që nuk janë përfshirë në kornizën ligjore.

Pasaporta diplomatike posedojnë kryetari i mëparshëm dhe aktual  Branko Crvenkovski dhe Georgi Ivanov, si dhe gruaja e tij Maja dhe djalin Ivan. Anëtarët e Kabinetit të Ivanovit dhe bashkëpunëtorët e tij. Ish kryeministri, Emil Dimitriev, Vlado Buçkovski, Hari Kostov, Lubço Georgievski dhe gruaja e tij Snezhana, ish kryetari i parlamentit, Trajko Veljanoski dhe gruaja e tij Susana, Ljubisa Gerogivski, ish Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit Zharko Denkovski,  si dhe ish deputetët dhe ato aktual.

Kryetarët e Komunave të Shkupit dhe Gostivarit, Koce Trajanovski dhe Nevzat Bejta, si dhe Ramiz Merko, i cili tani është një ministër pa portofol, pasaportë ka marrë në kohën kur ishte kryetar i bashkisë së Strugës. Në shoqërinë e tyre janë dhe kryetari i Akademisë, Taki Fiti, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të parët e Zyrës së Prokurorit Publik të Lartë, Jovo Vangelovski dhe Marko Zvrlevski, Guvernatori i Bankës Kombëtare, Dimitar Bogov, diplomati Srgjan Kerim, drejtor ish dhe aktual i Doganave, Vanço Kargov dhe Natasha Radevska – Krstevka, njofton Portalb.mk.

Thuajse gjithë funksionarët e BDI-së kanë pasaporta diplomatik.

cats Lsita1

Ish kryetarja  e Këshillit Gjyqësor,  Aleksandra Zafirovska dhe gjykatësja Aleksandra Pop-Stefanija. Ish-rektori Velimir Stojkovski, mjeku Aleksandar Xheparoski, drejtori i shkarkuar i Arkivës Shtetërore, Filip Petrovski. Hendbollisti Kire Llazarov, trajneri i volejbollit Joshko Milenkoski, pianisti Simon Tërpçeski, këngëtarja Kaliopi Bukle, drejtori i Ansamblit Tanec Zoran Xhorlev dhe shumë figura të tjera nga Ministria e Jashtme që ka marrë pasaportë diplomatike. Ish-ministrat Pançe Kralev dhe Ivo Ivanovski, zëdhënësi i qeverisë Aleksandër Georgiev dhe  MInistri një-ditore i Punëve të Brendshme Oliver Andonov.

Në listën e MPJ janë dhe një pjesë e dyshuarit në disa raste të Prokurorisë Publike Specijale. Nikola Gruevski,  Emil Dimitriev, Martin Protugjer, Vladimir Peshevski, Kiril Bozhinovski, Daniela Rangelova,  Toni Jakimovski nga UBK Sasho Mijalkov.

Maja Jovanovska

VAZHDON…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button