Komuna e Gostivarit: Qytetarët të kompletojnë dokumentet për legalizimin e objekteve

Komuna e Gostivarit i fton qytetarët dhe veçanërisht mërgimtarët të cilët aplikuan për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, në kohë të përfundojnë me kompletimin e lëndëve, njofton Portalb.mk.

Për ata qytetarë që kanë dorëzuar kërkesë për legalizim të objekteve në afatin plotësues, elaborate gjeodezike do të mund të dorëzojnë më së voni deri më 31 dhjetor 2017.

Pas këtij afati ligjor, nuk do të mund të vijohet me procedurën e legalizimit dhe personat që dorëzuan kërkesat e tyre, nëse deri në fund të vitit nuk do të dorëzojnë elaboratin, lënda e tyre do të ndërpritet dhe nuk do të mund të vijohet me procedurën e legalizimit, pra, lënda do të ndërpritet, kurse objekti do të mbetet pa status të rregulluar juridik.

Janë disa lëndë të cilat i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, por nuk e kanë kryer pagesën, prandaj u bëhet thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë mundësinë që ua ofron ligji për legalizimet për ta kryer pagesën dhe të përmbyllin procesin e legalizimit.

Po ashtu, qytetarët që kanë pengesa pronësore juridike në lidhje me tokën, duhet të përshpejtojnë me procedurat, për shkak se afati ligjor po afrohet.

Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Gostivarit që aplikuan për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, ta shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për legalizimin e objekteve të tyre, dhe deri më 31 Dhjetor – 2017 të dorëzojnë elaboratet gjeodezike me qëllim që të legalizojnë objektet e ndërtuara pa leje në periudhat e më hershme.

Administrata e Komunës së Gostivarit është vënë në shërbim dhe do të jep ndihmën e nevojshme që çdo qytetar në kohë të mund të përmbyll procesin për rregullimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar paleje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button