fbpx

Zaev: I bëj apel grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së të votojë pozitivisht për planin 3-6-9

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në Komisionin për Çështje Evropiane apeloi deri te koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski të votojnë pozitivisht për planin 3-6-9, por siç tha, vendimi mbetet te deputetët nga radhët e tyre, njofton Portalb.mk.

“Kemi marrëveshje me Greqinë që e kemi prezantuar edhe në opinion. Unë e lus Kuvendin, të martën të ftojë seancën në Kuvend që të arsyetojë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë. Qëllimi im është që të gjithë bashkë ta shqyrtojmë dhe pastaj qeveria ta shqyrtojë dhe publikisht ta nënshkruajmë. Ju keni bërë shumë si qeveri paraprake, ndërsa ne duhet ta kryejmë”, tha Zoran Zaev.

Në këtë ka replikuar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tha se ata duhet t’i dorëzojnë material që të mund të caktojnë seancë.

“Rregullorja tregon se kur mund të hapet seanca, ju mund t’i klasifikoni materialet dhe të na i dorëzoni. Megjithatë, plenumi përmes votimit do të tregojë se seanca do të hapet ose mbyllet”, tha Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button