Ristovski: Zvërlevski heshtte dhe e shikonte krimin e VMRO-DPMNE-së

“Prokurori publik, Marko Zvërlevski e përfaqësoi Prokurorinë me heshtje dhe nuk ndërmori asgjë për të pastruar krimin e VMRO-DPMNE-së”, tha sot zëvendësministëri i Drejtësisë, Oliver Ristovski,, duke arsyetuar në Kuvend propozimin e shkarkimit të Zvërlevskit, njofton Portalb.mk.

“Për fat të keq Prokuroria Themelore Publike në periudhën prej janar të vitit 2013 deri sot e përfaqësoi personin i cili nuk e ka respektuar detyrën e vet dhe nuk e ka kryer në mënyrë të rregullt”, tha Ristovski.

Ai shtoi se kërkesa për shkarkimin e Zvërlevskit është në pajtim me ligjin për prokuror publik.

“Kur bëhet fjalë për Zvërlevskin, qeveria konsideron se janë plotësuar të gjitha kushtet për shkarkim. Nëse Zvërlevski do ta kryente punën me sukses nuk do të vinte në këtë gjendje”, tha Ristovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button