Do të tërhiqet libri i Shoqërisë për klasën e katërt për shkak se është konfirmuar diskriminim

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska sot do ta tërheq librin e Shoqërisë së klasës së katërt për shkak se është konfirmuar se në libër ekziston diskriminim në përmbajtje, njofton Portalb.mk.

Libri e tërhoqi kujdesin e opinionit që kur prindërit reaguan nëpër rrjetet sociale sepse për detyrë shtëpie në libër kërkohet fotografi e dasmës së prindërve, si dhe data e martesës dhe të përgjigjen a janë martuar në kishë si dhe të dhëna tjera. Kjo përmbajtje u deklarua si diskriminim familiar dhe fetar.

Diskriminimin e konfirmoi edhe Avokati i popullit, ndërsa pas kërkesës për tërheqjen e librit nga ana e komisionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Deskoska deklaroi se do ta nënshkruajë vendimin.

Ankesa është ngritur nga 40-të të cilat janë të vetme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button