Matka, vendi përrallor që përmban të dy anët e medaljes (VIDEO+FOTO)

Qendra rekreative më e frekuentuara dhe me pasurinë më të madhe natyrore në Maqedoni, Matka, 15 kilometra në jugperëndim të qytetit të Shkupit, edhe pse shpesh herë e vizituar nga funksionarët shtetëror sërish është lënë në mëshirën e fatit, shkruan Portalb.mk.

Rruga që të shpie për në Matkë, ku shumica e qytetarëve të Shkupit, por edhe më gjerë, e shohin si alternativë për të tejkaluar temperaturat e larta të korrikut, kalon nëpërmjet fshatit Gllumovë.

Matka 6

Rrugë e ngushtë me gropëza të shpeshta nga prishja e asfaltit, si pasojë e mosmirëmbajtjes, është e vështirë për tu tejkaluar nga numri i madh i veturave të cilat parkohen në rrugë, si pasojë e mungesës së parkingut në këtë anë. Veturat janë edhe të pasigurta sepse, edhe pse rruga gjendet në një lartësi të konsiderueshme nga lumi Treska nuk ka gardhe sigurie.Matka 2

Por edhe pse shumë pengesa dhe vështirësi, sërish bukurinë natyrore që ta ofron Matka nuk të lë të hamendësohesh dhe të heqësh dorë nga shkuarja deri te zemra e kësaj qendre, kanioni i Matkës.

Që në hyrjen e saj, 200 metra larg, rreth lumit lehtë shiheshin familje por edhe grupe të rinjsh të cilët kishin zgjedhur këtë vend për t’u freskuar. Edhe pse jo i preferuar, shumë prej tyre laheshin në ujin e freskët i cili për 2 minuta të mpinte këmbët nga i ftohti që të ofronte.

Image result for matka

Duke u afruar më tej, gjendesh në pjesën ndoshta më e preferuar për të rinjtë, kafenetë dhe restorantet të cilat të mundësojnë të shijosh pijet dhe ushqimet më të shtrenjta në tërë Maqedoninë, ku lehtë i shihje në fotografim të prapavijës me shkëmbijë të shumtë. Edhe pse të shtrenjta dhe jashtë standardit, ishin të stërmbushura.

Image result for matka

Matka të magjeps me rrugën gjysmë të mbuluar nga shkëmbinjtë që janë karakteristike për këtë anë dhe të rrethuar me gardhin që para vete mban drunjtë dhe lumin.

cats

Por Matka nuk të ofron vetëm rrugë të prishura, bimë, shkëmbinj dhe rrugë të ngushta që të dërgojnë deri tek shkëmbinjtë e veçantë vetëm për këtë anë, ajo të ofron edhe një mal me mbeturina të cilat hedhen nga dora vrastare e natyrës, njeriut.

LEXO: U shoqëruan dhe e pastruan Matkën nga mbeturinat

Dhe për ta na e treguar këtë papërgjegjësi të njeriut ndaj kësaj bukurie dhe pasuri natyrore, aty i gjetëm edhe një grup aktivistësh të rinj, të veshur me ngjyrë të bardhë nën mbishkrim “Mbeturinën fute në xhep”, të cilët i shihje tek sa i mblidhnin kanaqet, fashat dhe ushqimet e hedhura vend e pa vend.

Matka 7

E mira e tërë këtij vendi dhe përjetimi janë vizitorët e huaj, ku dominonin ata nga Kosova, të cilët me autobus, vetura e biçikleta mund ti vërehej tek sa të tejkalojnë dhe flasin në gjuhë gjermane, aziatike apo edhe në të folurën e Kosovës.

Matka 1

 

cats

Matka, me gjitha të mirat dhe të këqijat është zemra e Maqedonisë e cila nuk gërsheton vetëm, tokën dhe qiellin, por edhe lindjen dhe veriun e saj, Ballkanin me Evropën por edhe më gjerë.

Aty janë rreth 1 mijë lloje bimësh, të cilën e karakterizojnë dy shkëmbinjtë e pjerrët që janë rreth 35 metra të larta e të cilat shpesh herë janë sfidë për alpinistët.

Matka 4

Related image

Kanioni Matka shtrihet në një sipërfaqe prej 5 mijë hektarë dhe në të mund të gjenden shumë lloje endemike bimësh dhe kafshësh. Në këtë kanion rreth 20 përqind e llojeve të bimëve konsiderohen si lloje endemike ose relikte, ndërsa duhet theksuar se janë evidentuar 77 lloje fluturash të vogla endemike ballkanike, prej të cilave 18 lloje janë të reja për shkencën.

Matka 9

LEXO: “The Guardian”: Маtka një ndër 10 kanionet më të bukur në Evropë

Një vëmendje të veçantë meritojnë edhe dhjetëra shpella që arrijnë gjatësi nga 20 deri në 176 metra, një pjesë e të cilave janë të ndriçuara. Më e njohura prej tyre është “Vrello”, e cila ishte nominuar në zgjedhjen e një nga shtatë mrekullitë e botës. Deri më tani, kjo shpellë është hulumtuar disa herë dhe sipas teorisë së shkencëtarëve supozohet se “Vrello” është 330 metra e thellë dhe është shpella më e thellë nënujore në botë.

 

Matka 10

Matka 11mmm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button