As sot nuk u shkarkua prokurori Zvrlevski, VMRO bën bllokada

18:00–  Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë debatoi për Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit. Seanca vazhdon nesër në orën 11.

Ombudsmani, Ixhet Memeti në elaborim theksoi se Ligji për Avokatin e Popullit nuk i realizoi në tërësi nevojat për pavarësinë financiare të këtij institucioni dhe as në të nuk janë vendosur rekomandimet e Pribesë.

Memeti tha se në Raportin e Pribesë ka pasur disa rekomandime kyçe të cilat do të mundësojnë përmirësimin e punës së institucionit Avokat i Popullit. Një prej rekomandimeve kryesore ka qenë vendosja e dënimeve për ata të cilët do ta pengojnë punën e Avokatit të Popullit por edhe formimi i ad hock komisioneve anketuese për lëndë dhe raste të cilat do t’i ngriste ky institucion.

Shtoi se Maqedonia akoma nga aspekti formalo-hurik nuk ka krijuar kushte që të ketë institucion nacional Avokati i Popullit i cili do të punojë me kapacitet të plotë për promovimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski pas fjalimit të Memetit kërkoi pauzë prej një ore që t’i shqyrtojnë stenogramet nga fjalimi. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dha pauzë. Pas përfundimit të pauzës pauzë të re kërkoi Zoran Ilioski i VMRO-DPMNE-së, që përsëri t’i shqyrtojnë stenogramet. Xhaferi pasi edhe një herë tjetër u kërkua pauzë nga deputetët e VMRO-DPMNE reagoi duke thënë se është i qartë qëllimi i VMRO-DPMNE-së me formimin e dhjetë grupeve të deputetëve dhe kërkimin e koordintaroëve të tyre pauzë dhe e ndërpreu seancën, ndërsa vazhdimin e saj e caktoi për nesër në orën 11.

Paraprakisht deputetët e zgjodhën Spase Gligorov drejtor të Agjencisë për administratë.

Në rend dite të kësaj seance, midis tjerave, është edhe pika për shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski.

_______________________________________________________

14:10 – Gjithsej 35 deputet të VMRO-DPMNE-së janë paraqitur për zgjedhje të raportit të Prokurorit publik vetëm pak para rendit të ditës për shkarkimin e Zvërlevskit, njofton Portalb.mk.

Më parë, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në konferencë me gazetarët informoi se kanë dorëzuar letër deri te kryetari i Kuvendit për formimin e 10-të grupeve të deputetëve në Kuvend. Sipas kërkesës, 9 nga grupet do të kenë nga 5-së anëtarë, ndërsa njëri grup do të ketë 6-të anëtar. Siç tha Dimovski, këtë e bëjnë me qëllim që të mund të shfrytëzohet kjo bëhet me qëllim që të shfrytëzohen mundësitë e rregullores dhe e drejta për pjesëmarrje në diskutim.

Rregullorja parasheh që koordinatori i grupit së deputetëve të flas 15 minuta dhe të paraqitet për vërejtje procedurale për tre minuta.

Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Daniela Rangellova, Panço Minov, janë një pjesë e emrave të koordinatorëve të 10 grupit të deputetëve të cilët i ka propozuar VMRO-DPMNE-ja.

Me procedurën e tillë, shkarkimi i Zvërlevskit mund të zgjatet me ditë, nëse dikush nga të paraqiturit nuk u dorëzua nga e drejta e diskutimit dhe replikës.

——————————————————————————————————————————–

Kuvendi sot në fillim prej ora 12.00 do ta vazhdojë seancën e gjashtë në të cilën debatohet për zgjedhjen e Spase Gligorov për drejtor të Agjencisë së Administratës. Krahas zgjedhjes së Gligorovit, në rend dite të kësaj seance është edhe shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Në seancën e djeshme zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Alleksandar Bajdevski, u shpreh se Gligorovi i plotëson të gjitha kushtet ligjore dhe konsideron se është i përgjegjshëm dhe se në mënyrë profesionale do ta ushtrojë punën e vet.

Opozita, VMRO-DPMNE vlerësoi se zgjedhja e Spase Gligorovit do të jetë e paligjshme dhe se me të LSDM-ja do ta partizojë administratën.

Meqë në rend të ditës është edhe shkarkimi i Zvërlevskit, për këtë kanë shprehur përkrahje shumica e partive parlamentare, përveç VMRO-DPMNE-së të cilët dje kërkuan që vendin e tij ta zë përfaqësues i tyre, ngaqë siç u shprehën ata, kështu edhe ka premtuar kryeministri Zoran Zaev gjatë fushatës zgjedhore.

Mirëpo, për këtë u sqarua Zaev, duke thënë se prokurori publik do t’i takojë opozitës pas dy vjetëve.

Ndryshe, propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni i prokurorit publik është parashtruar nga Qeveria e RM-së, siç theksohet në shkrimin deri te Kuvendi, në mënyrë të paligjshme, jo në kohë dhe kryerje e pamjaftueshme e kryerjes profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e imazhit të funksionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button