Legis dhe Avokati i Popullit kërkojnë ndryshim të ligjit për azil dhe hapje të kampeve të emigrantëve

Kryetarja e organizatës joqeveritare (OJQ)e cila kujdeset për emigrantët në Maqedoni “Legis”, Mersiha Smailoviç dhe përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, Snezhana Jordanoska në diskutimin publik që u mbajt sot në Shkup dërguan kërkesë deri tek institucionet shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme, Kuvendi i Maqedonisë dhe Qeveria e Maqedonisë që të bëjnë ndryshime në ligjin për azil ku do të mundësohet hapje e kufijve për emigrantët, njofton Portalb.mk.

Krahas ndryshimeve në ligj, ata kërkuan edhe hapje të kampeve të refugjatëve, pasi që siç edhe kanë treguar hulumtimet psikologjike, mbyllja e tyre ndikon negativisht në mirëqenien psikologjike dhe sociale të emigrantëve, veçanërisht të fëmijëve.

Nga e djathta: Jasmina Gollubovska, Mersiha Smailoviç dhe Snezhana Jordanoska
Nga e djathta: Jasmina Gollubovska, Mersiha Smailoviç dhe Snezhana Jordanoska

“Hulumtimet kanër treguar se emigrantët në vazhdimësi preokupuohen për ardhmërinë e tyre. Ata shpesh herë vendosen në hapësira të izoluara pa ndonjë arsye. Kjo bën që të pamundësohet konktakti me jetën reale dhe të mos kemi socializim të emigrantëve. Kjo do të ndikon negativisht në jetën dhe gjendjen e emigrantëve”, tha Jordanoska.

“Që nga viti 2014 ne si organizatë kemi apeluar për gjendjen e mjerueshme të emigrantëve të paregjistruar në Maqedoni, kjo si pasojë e ndryshimeve ligjore që u bënë në vitin 2016, ku u vendos që të mbyllen kufijtë për emigrantët. Krahas nga Kosova, emigrantët nuk mund të hyjnë nga Serbia dhe Greqia. Nga Qeveria e kaluar, kryesia e MPB-së dhe Kuvendi kemi kërkuar që të ndryshohet vendimi i prillit të 2016-s, mirëpo ne hasëm në vesh të shurdhër. Ne sërish apelojmë për të njëjtën kërkesë”, tha Smailoviç dhe Jordanoska.

Mersiha Smailoviç nga OJQ “Legis” bëri të ditur se në kampet e refugjatëve në Gjevgjeli, Tabanovc dhe Vizbeg emigrantët jetojnë në kushte të mjerueshme.

“Kushtet në kampet e emigrantëve në Maqedoni janë të mjerueshme. Duhet përmirësim i tyre dhe rritje të personelit të të punësuarve në to. Ka raste kur ushqimi krahas që nuk është cilësor, ai jepet edhe në sasi të pamjaftueshme për një individ. Mungojnë edhe përkthyesit, të cilët do të lehtësonin komunikimin e emigrantëve në këto kampe”, tha Smailoviç.

Ata ankohen në veçanti për kampin e emigrantëve në Gazi Babë i cili në mënyrë kategorike ka refuzuar kërkesën e OJQ-ve që të kenë qasje në hapësirën e këtij kampi.

Ndërkaq Snezhana Jordanoska bëri të ditur se ka raste ku ushqimi jepet vetëm një herë në ditë, e një herë gjatë fundjavës dhe se gjatë muajit të bekuar të Ramazanit emigrantët, shumica e të cilëve i takojnë konfesionit mysliman, kanë pasur shujta ditore në orar dhe sasi të njëjtë si para Ramazanit, dhe kjo sipas saj, paraqet mosrespektim të përkatësisë religjioze të emigrantëve dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Ata bashkërisht apeluan që t’u mundësohet qasja e OJQ-ve në kampet e emigrantëve që të përmirësohet jetesa e emigrantëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button