Nesimi këshillon partitë: Ja si duhet të duket tryeza shqiptare

Në lidhje me tryezën e partive shqiptare, realizimi i së cilës parashihet në Platformën Shqiptare, kolumnisti i Portalb.mk, Robert Nesimi ka shprehur këshilla ndaj partive shqiptare ku dhe si duhet të funksionojë tryeza shqiptare dhe se kush duhet të merr pjesë në të.

Ai vlerëson se mënyra e funksionimit të kësaj tryeze duhet të bëhet në bazë të konceptit të “kaukaseve” të Kongresit Amerikan.

“Formati ku këto grupe funksionojnë bashkë, jashtë partive por brenda Kongresit, është “kaukusi”. “Kaukuset” pra janë forume ku mblidhen kongresmenë të interesuar për një çështje të caktuar, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake. Në Kongres ekzistojnë dhjetëra kaukuse të tilla, që quhen edhe konferenca, grupe studimi, grupe pune e të tjera. Për shembull ekziston Kaukusi i Zezakëve ku bëjnë pjesë të gjithë kongresmenët zezakë të Kongresit, pastaj Kaukusi i grave, Kaukusi automotiv, Kaukusi i lirisë, i kanabisit, i problemeve klimatike e shumë të tjerë. Madje ekziston edhe Kaukusi për çështje shqiptare i kryesuar nga senatorja republikane Xhoni Ernst dhe demokrati Geri Piters.”, shkruan në kolumnen e sotme në Portalb.mk, Nesimi.

Për më shumë rreth mënyrës, vendit dhe pjesëmarrësve të tryezës shqiptare të propozuar nga Robert Nesimi lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button